Rusia i sfidon të gjithë, prodhon vaksinën më efikase të Covid-19 0 35

Rusia i sfidon të gjithë, prodhon vaksinën më efikase të Covid-19

Rusia i sfidon të gjithë me efektivitetin e vaksinës anti-Covid-19.

Nga analiza e dytë firma prodhuese e ‘Sputnik V’ ka pranuar se vaksina është efektive me 95%.

Llogaritjet u bazuan në të dhënat paraprake të marra 42 ditë pas dozës së parë.  Sidoqoftë, ata nuk shënuan numrin e rasteve të përdorura për të bërë llogaritjen.

Vaksina Sputnik V do të kushtojë më pak se 20 dollarë për person në tregjet ndërkombëtare dhe do të jetë falas për qytetarët rusë.

Dmitriev shtoi se Moska synon të prodhojë më shumë se 1 miliard doza brenda dhe jashtë vendit vitin e ardhshëm.

Vaksina ruse “sfidon” në këtë mënyrë kompaninë amerikano-gjermane Moderna dhe BioNTech, që kanë konfirmuar se vaksina e tyre e ka efektivitetin rreth 90%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Parada ushtarake në Phenjan, Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike 0 8

Koreja e Veriut ka zbuluar një lloj të re të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan. Pamjet e medias shtetërore treguan udhëheqësin Kim Jong-un duke buzëqeshur, derisa mbikëqyrte ngjarjen në sheshin Kim Il Sung.

Në paradë marshuan edhe radhë ushtarësh, tanke e raketahedhës. Raketa e re balistike u përshkrua nga media shtetërore si “arma më e fuqishme në botë”. Shfaqja e forcës ushtarake në Korenë e Veriut vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së.

Ai po ashtu pason një takim të rrallë politik në Phenjan, ku Kim e cilësoi SHBA-në si “armikun më të madh” të vendit të tij. Koreja e Veriut ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit në largim, Donald Trump. Udhëheqësit e dy vendeve kanë qenë të përfshirë në kërcënime të ndërsjella, derisa janë takuar për herë të parë në Singapor, në vitin 2018. Pas samitit të pazakonshëm, pak përparim është bërë në negociatat për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Samiti i dytë i planifikuar midis Trumpit dhe Kimit, në vitin 2019 në Vietnam, ka dështuar pasi Uashingtoni ka refuzuar kërkesat e Phenjanit për lehtësimin e sanksioneve.

Meta: 80 % e të rinjve që studiojnë në Shqipëri duan të largohen. Rinia ka nevojë për shpresë 0 8

Presidenti Ilir Meta, pas mbledhjes së një paneli me profesorë dhe ekspertë për temën e shpopullimit ditën e enjte, këtë të premte përmes një postimi në facebook, thekson se 80 % e të rinjve që studiojnë në vend duan që të largohen. Thirrja e kreut të shtetit, është që rinia ka nevojë për shpresë dhe besim.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen.

94 % e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen.

RINIA KA NEVOJË PËR SHPRESË DHE BESIM!