Rusia e pranon: Numri i viktimave nga COVID-19 është tre herë më i lartë sesa është raportuar! 0 14

Rusia thotë se numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi ishte tre herë më i lartë, sesa ishte raportuar më parë.

Sipas Al Jazeera, kjo e bën Rusinë si vendin e tretë në botë për numrin më të lartë të viktimave.

Për muaj me radhë, presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur me mburrje për shkallën e ulët të vdekjeve në Rusi nga coronavirusi, duke u proklamuar në fillim të këtij muaji se kishte bërë një “punë më të mirë” se sa vendet perëndimore për sa i përket menaxhimit.

Ekspertët, përfshirë profesionistët mjekësorë dhe shkencëtarët e të dhënave, i kanë vënë në dyshim statistikat zyrtare për muaj me radhë, duke akuzuar njëherësh qeverinë për fshehjen e rasteve në vend.

Të hënën, zyrtarët rusë e pranuan se ishte e vërtetë.

Agjencia e statistikave Rosstat tha se numri i viktimave nga të gjitha shkaqet, të regjistruara midis muajit janar dhe nëntor, ishte rritur në 229 mijë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Më shumë se 81 për qind e rritjes së mortalitetit gjatë kësaj periudhe është për shkak të COVID-19”, tha zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova, që do të thotë se rreth 186 mijë rusë kanë vdekur nga coronavirusi gjatë vitit 2020.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kujdes, këto akse rrugore janë të rrezikshëm nga ngrica, ARRSH: Mos kaloni pa zinxhirë! 0 8

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit të acartë që ka përfshirë vendin.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
null📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️

//B.W

Humbin jetën 23 persona pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCovid në Norvegji 0 6

Zyrtarët norvegjezë po rishikojnë këshillat e tyre për të gjithë ata persona që marrin vaksinën anti-COVID. Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pas efekteve anësore.

Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi morën vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç. Ethe, të përziera dhe diarre ishin ndër efektet anësore tek 13 prej tyre bën me dije zyrtarët, çka dhe mund të kenë çuar në vdekjen e këtyre personave.

Rregullatorët tani ia lënë në dorë mjekëve që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet.

“Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis këtyre vdekjeve dhe vaksinës. Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”, u shpreh Steinar Madsen, mjeku kryesore i Agjencisë.

“Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj, mund të përkeqësojnë sëmundjet tek të moshuarit”,- tha Madsen.null

“Ne nuk jemi të alarmuar për këtë, sepse këto janë dukuri shumë të rralla dhe ato ndodhën në pacientë shumë të dobët me sëmundje shumë të rënda”,- theksoi ai.

“Tani po kërkojmë që mjekët të vazhdojnë me vaksinimin, por të kryejnë vlerësime shtesë të njerëzve shumë të sëmurë, gjendja themelore e të cilëve mund të përkeqësohet.”

Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit.

Në të gjithë botën, pas çdo fushatë vaksinimi masiv duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të përfshirë, zyrtarët presin që të raportohen vdekje dhe efekte anësore të rënda.

Por, përcaktimi nëse vaksina shkaktoi ose jo vdekje mund të jetë shumë sfiduese dhe kërkon që të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të përjashtohen.//B.W