‘Rrugë drejt prostitucionit’/ Danimarka ndalon lidhjet e vajzave me burra të vjetër të pasur 0 31

Shumë prindër do të përçmonin situatat kur vajza e tyre ka për të dashur një burrë më të moshuar që i ofron asaj nxitje financiare për lidhjen e tyre “romantike”. Por me ekonominë të rënie të lirë dhe me kulturën e re neo-liberale, vajzave nuk u kanë mbetur shumë opsione për të zgjedhur.

Ky fenomen që njihet në Evropë si ‘Sugar dating’, po kërcënohet me ndalin ligjor në Danimarke, pasi koncepti po del jashtë kontrolli në shumë vende, përfshi dhe ato skandinave. Hetime të  fundit në Suedi e Finlandë, sugjerojnë se njohje të tilla janë hapi i parë drejt prostitucionit për vajza të reja, nganjëherë edhe minorene nën 14 vjec.

Disa sugjerojnë se vajzat, të njohura si “sugar babies” thjesht po monetizojnë asetet e tyre, por në fakt sipas doktrinës aktuale të ekonomisë së lirë, ato thjesht po e vendosin veten e tyre në treg, duke ofruar “mallrat” e tyre, ndërsa të tjerë ofrojnë vlerat.

Gazetarët argumentojnë se fenomeni është vetëm një hap larg “ngjitjes në trenin e Lolita Express”, me financierin famëkeq Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell, të përfolur si agjente e Mossad, qe shfrytezonin vajzat e reja per te shantazhuar politikane e figura te njohura te elites perndimore.

Me gjendjen ekonomike në rënie të shpejtë në të gjithë botën, kulturës së re të famës në internet dhe reagimet katastrofike të qeverive ndaj Covid-19, artikujt që mbrojnë prostitucionin ‘e butë’ gjenden kudo nëpër media. Kudo shikon reklama të rrjetit OnlyFans, ku çdokush mund të regjistrohet për të publikuar foto apo video erotike në këmbim të pagesës dhe numrit te shikimeve.

Megjithse stabilimenti modern ndryshon nga bordellot e viteve 1970 në Paris apo New York, ato kanë të përbashkët shfrytëzimin e dëshpërimit të vajzave e grave, për ta shitur veten në rrugë.

Në Danimarkë mosha e pranimit për seks është 15 vejç, ndërsa mosha nga të cilët individët und të marrin seks me para është 18. Këto parametra e vënë përsëri në dyshim çështjen e lidhjeve të këtij tipi, si për vajzat dhe “bamirësit” e tyre të moshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për shpërndarjen e vaksinave 0 1

Aktivistja suedeze që lufton kundër ndryshimeve klimatike, kohët e fundit po merret edhe me pandeminë.

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg ka njoftuar se do të dhurojë 100 mijë euro për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës kundër COVID-19.

Fondet janë caktuar për COVAX-in, mekanizmi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër coronavirusit që shpërndan vaksinat në vendet në zhvillim, Thunberg tha në një konferencë shtypi me shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton cnbc.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të zgjidhur tragjedinë me shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave (…) pasi në rastin e krizës klimatike, ne së pari duhet të ndihmojmë më të prekshmit”, tha aktivistja suedeze.
Sipas OBSH-së, në shumë vende të pasura, një në katër persona mori dozën e parë të vaksinës dhe në vendet e varfra, një në 500.

Presidenti i SHBA, Joe Biden i shkruan letër Vjosa Osmanit: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përqëndrohet tek njohja reciproke 0 4

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka shkruar një letër homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmani.

Joe Biden në mënyrë të qartë i ofron mbështetje Osmanit për dialogun me Serbinë, teksa thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse përfundimtare të bazohet tek njohja reciproke.

Po ashtu Biden zotohet se i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Osmanit që SHBA të ndihmojë me vaksina ndaj COVID-19 edhe Kosovën e cila ka probleme në këtë drejtim.

LETRA E PLOTË 

 

Presidentja Osmani pranon letër nga Presidenti Biden: Partneriteti ynë është i rrënjosur në vlera të përbashkëta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e ka uruar në emër të popullit amerikan për zgjedhjen në krye të shtetit.

Presidenti Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Në këtë kontekst, Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

Më tej në letër, Presidenti Biden ka theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë.

Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke .