Rritja e temperaturave, OKB bën paralajmërimin: Bota duhet të shpallë emergjencë klimatike 0 17

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje çdo vendi në botë që të deklarojë një “gjendje të emergjencës klimatike”. Ai komentet i bëri gjatë një samiti online për të shënuar përvjetorin e pestë të marrëveshjes së Parisit për klimën.
Gutteres i tha Samitit se një emergjencë globale duhet të mbetet në fuqi derisa të arrihet neutraliteti i karbonit dhe të mos lëshohen më gazra serë në atmosferë.

Udhëheqës nga më shumë se 70 vende – por jo Shtetet e Bashkuara, morën pjesë në ngjarje dhe diskutuan planet ambicioze për të luftuar ngrohjen globale.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi më shumë se 600 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet globale për të luftuar ndryshimin e klimës, duke thënë se “të gjitha shtetet duhet të jenë në gjendje të financojnë investimet e nevojshme për mbrojtjen e klimës”. Presidenti kinez, Xi Jinping, tha se vendi i tij do të ulte emetimet me 65 për qind para vitit 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2005. Marrëveshja e Parisit, që u nënshkruar më 2015, i detyroi pjesëmarrësit të ndërmarrin hapa në përpjekje për të kufizuar ngritjen e temperaturës globale në më pak se 2 gradë Celsius.

Sidoqoftë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar që temperatura e Tokës pritet të rritet më shumë se 3 gradë këtë shekull. Shtetet e Bashkuara, të cilat lëshojnë rreth 15 për qind të gazrave serë, u bënë vendi i parë që la marrëveshjen. Administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq në nëntor. Masa erdhi tre vjet pasi Trump njoftoi planet e tij për të lënë marrëveshjen.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, më 12 dhjetor tha se Shtetet e Bashkuara do të jenë sërish pjesë e marrëveshjes.

“Unë menjëherë do të filloj të punoj me homologët e mi në të gjithë botën për të bërë gjithçka që mundemi, duke përfshirë edhe thirrjen e liderëve të ekonomive kryesore për një samit të klimës brenda 100 ditëve të para në detyrë”, tha Biden.

Në vërejtjet e tij në samit, Guterres e quajti zotimin e Biden për t’u kthyer në marrëveshjen e Parisit “një sinjal shumë i rëndësishëm”.

“Ne shpresojmë që tani e tutje për një udhëheqje shumë aktive të SHBA-s në veprimet klimatike”, tha Guterres./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Messi mban në ankth Barcelonën, “Pleshti” i dëmtuar humbet finalen e Superkupës 0 5

Lionel Messi mban në ankth Barcelonën. Sulmuesi argjentinas po i nënshtrohet testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit në gjurin e majtë. Sipas mediave spanjolle, “Pleshti” ka një problem në tendina dhe si pasojë koha e rikuperimit mund të jetë e gjatë.

1610579090 676970 1610579211 Noticia Normal Recorte1Nuk ka optimizëm edhe në klubin “blaugrana”, ndërsa pasi qëndroi jashtë në gjysmëfinalen kundër Sociedad, Messi pritet të humbasë edhe finalen e Superkupës.
(balkanweb)

 

 

 

 

 

 

 

Vendet që mirëpresin turistë pavarësisht Covid-19, CNN i fton amerikanët të vizitojnë Shqipërinë 0 9

Media ndërkombëtare CNN, i ka kushtuar një artikull vendeve që mund të vizitohen për turizëm, pavarësisht kufizimeve të pandemisë së koronavirusit.

Në artikull shkruhet se udhëtarët amerikanë kanë disa opsione për të udhëtuar.

“Nëse udhëtimi për në destinacione ndërkombëtare të hapura është i përgjegjshëm ose i këshillueshëm, varet nga ju. Kombet mund të ndryshojnë rregullat në mënyrë dramatike në çdo kohë. Ju mund të duhet t’i përmbaheni orarit të ndalimit dhe të vendosni maska. Shkeljet e rregullave mund të përfshijnë gjoba të ashpra, apo edhe burg”,- shkruhet në artikull.

Ajo që vijon është një listë e vendeve, sipas rendit alfabetik, ku është ende e mundur që mbajtësit e pasaportave amerikane të shkojnë për pushime:

Shqipëria

Vendosur në detin Adriatik, Shqipëria mbetet e hapur. Në faqen e internetit të ambasadës amerikane thotë se ndërsa nuk ka kërkesa për test Covid-19 ose karantinë.

Më pas renditen edhe vende të tjera ku nuk është i kufizuar udhëtimi me një test negativ të Covid-19.