Rrëfimi tronditës i Demi Lovato: Jam përdhunuar dy herë kur isha 15 vjeçe dhe e shihja autorin çdo ditë 0 28

Demi Lovato ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me të kaluarën e saj.

Këngëtarja në dokumentin e saj “Dancing with the Devil” (duke kërcyer me djallin), ka treguar se është përdhunuar dy herë.

Demi ka treguar se për herë të parë është përdhuruar kur ka qenë 15-vjeç dhe më pas në vitin 2018, një natë që ishte në mbidozë.

“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo. Më la duke vdekur pasi ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie,” tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht.

“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim,” tha ajo. “Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera me të” ka treguar ajo.

Më herët në këtë dokument ajo ka treguar se vuante nga mbidoza dhe se ka rrezikuar edhe jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ka bërë buzët?! Sindi iu jep fund dyshimeve, ja e vërteta e ndërhyrjes estetike! 0 6

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci para pak ditësh pati një ballafaqim me Julin, ku pretendonte se ai e kishte ofenduar rëndë dhe që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më në studio.

Ajo ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët ndër të tjera e kanë pyetur se çfarë mendon ajo për ofendimet që bëhen ndaj saj.

“Mendoj se secili prej nesh ka ofenduar më shumë se një herë në atë tv-show. Është formati i tillë, që do s’do del nga vetja sepse përballesh me karaktere të ndryshe. Varet se si janë trajtuar situatat më vonë. Në rastin tim ofendimi im është pasuar gjithmonë me një “gjyq”. Në rastet kur unë kam qenë e ofenduar, isha po prapë unë në faj që po i merrja shumë seriozisht situatat”, iu është përgjigjur Sindi.

Një ndjekës është bërë kurioz nëse Sindi ka bërë ndërhyrje estetike në buzë dhe Sindi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

“Jo dhe nuk dua të ndryshoj asgjë te vetja për momentin”, ka shtuar ajo.

auto_640-0-607d6bc58d3b6-300x533-11618896742.jpg

Pasi u bë nënë për herë të dytë, a do të bëjë dasmë me Eduartin?! Arbana Osmani përgjigjet TROÇ! 0 7

Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë u përgjigjet ndjeksve kuriozë. Së fundmi moderatorja u pyet se kur do ta zbulojë portretin e djalit të saj të dytë, Diellit, dhe ajo iu përgjigj një herë e mirë.

“Po, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, shkroi Osmani.

Ndërkohë, një ndjekëse e ka pyetur nëse do të organizojë një dasmë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

“S’besoj se është e zakonshme, por prapë, a do bësh dasmë?”– ishte pyetja që iu drejtua.

“Sigurisht që është e zakonshme, ne jemi shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke nënkuptuar se planet për dasmë tashmë janë bërë.