Roza e ofendoi dhe tha se nuk i mban mend emrin, pas Stresit edhe Keisi i kthehet KEQ: Unë nuk ha…[FOTO] 1 51

Roza Lati deklaroi se nuk flet më me Stresin pas konfliktit që ka pasur me ish-partneren e këtij të fundit. Moderatorja nuk zgjodhi ti thoshte emrin mirëpo u drejtua vetëm me shprehjen: Vajza që s’ja mbaj mend emrin.

Kjo nxiti dhe reagimin e Kejsit e cila e revoltuar bëri një shkrim të gjatë në ‘Instastory’ aty ku i drejtohet Rozës duke i thënë se ajo nuk ha bukë nga fama e se nuk ndërton karrierë në kurriz të famës së kolegëve.

“Është e fortë kur përpiqen të sillen sikur unë jam e parëndësishëm për ta “nuk e mbajn mend emrin tim” ndërkohe më përmendin në çdo intervistë që kanë … pas asaj skiç palidhje unë reagova, dhe më pas e mbylla si temë. Nuk e ndjeva të arsyeshme të merresha me këtë temë edhe pse mu kushtuan 550 story…. Tani të mos flasim për njerëzit që kërkojnë famë kur vetë e ndërtojnë karrierën në kurriz të famës së “kolegëve”. Unë nuk ha bukë nga fama, nuk me hyn në punë, por ndoshta aty ju djeg dhe dalin në atë përfundim. Gjithsesi, emrin tim nuk kanë pse ta mbajnë mend apo ta përmendin se nuk kam lidhje me njerëz të tillë! Sot ndihem shumë e çliruar kur shoh që e bëjnë vetë të ditur që unë nuk kam lidhje me to sepse të them të drejtën më vjen turp të shkruajnë portale për mua ku ngjit krah fotos time, te jetë fotografia juaj”, shkroi Keisi.

str.jpg

 

Kujtojmë që para pak ditësh edhe Stresi reagoi ashpër ndaj Rozës pas një intervisteje të kësaj të fundit në emisionin “Rudina”, ku e përshkroi Keisin me një emoji jashtëqitjeje.

1 Comment

  1. I simply want to mention I am very new to blogging and site-building and really liked this web blog. Very likely I’m likely to bookmark your blog . You actually come with good writings. Appreciate it for sharing with us your blog site.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktorja e dashur shqiptare do të jetë protagoniste në serialin e ri të Ermal Mamaqit! 0 7

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Pak ditë më parë, Mamaqi zbuloi gjithashtu për të gjithë ndjekësit e tij se do të vijë me një projekt të ri, kësaj here serial.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabele ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.

Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij dhe po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit.  Mamaqi i ka besuar njërës prej bashkëpuntoreve të tij më të mira, skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit.

Së fundmi, producenti ka zbuluar gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial.

Bëhet fjalë për aktoren Jonida Vokshi, e cila festoi dje ditëlindjen. Në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

Eva Murati zbulon arsyen e mungesës së saj në ekran 0 3

Eva Murati mungoi në emisionin e të mërkurës në ekran dhe ky fakt i ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj. Për këtë arsye, Eva është detyruar të japë një shpjegim dhe të zbulojë pse mungoi në program. Ajo ka treguar se nuk ka qenë e pranishme për shkak se ka qenë e sëmurë dhe fatmirësisht nuk ka lidhje me Covid-19. Moderatorja është shprehur se trupi i saj pësoi një “kolaps” pas aventurave të saj të fundit.

“Në pamundësi për t’ju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në Champions League po shkruaj këtu! Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar! Ne 4 vjet Champions kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme por për shkak se isha e semurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program! Le te themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq) Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”, është shprehur Eva, teksa ka publikuar një foto të saj tërësisht pa make up.