Ronela Hajati sapo i hodhi një thumb kolegëve: Këngët e reja tamam si 2020-ta 0 70

Ronela Hajati ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, të cilat priten të lancohen pasi situata e Covid-19 të qetësohet, siç ka bërë me dije dhe vetë këngëtarja.

Ndërkohë, shumë artistë të tjerë kanë qenë aktiv me projekte muzikore. Përmes një postim në ‘Instastory’ Ronela ka thumbuar kolegët për projektet që kanë sjellë së fundmi.

“Këto këngët e reja të fundvitit tamam për 2020”, ka shkruar Ronela krahas fotos. Megjithatë, nuk dihet se kë ka dashur të shënjestrojë këngëtarja.

/balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.