Rita Ora vjen me pamje tërheqëse si prezantuese e MTV Europe Music Awards 0 44

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të sjellë imazhe atraktive në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo është e njohur për zërin e fuqishëm por edhe stilin e veçantë me të cilin kthen kokat kudo që paraqitet.

Së fundmi ajo për paraqitjen në MTV EMA ka publikuar disa imazhe ku duket mjaft bukur dhe me stil.

Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa.

Ndërkaq, së fundmi u bë e ditur së Rita do të jetë prezantuese e MTV EMAs përmes një postimi që ka ndarë në Instastory./Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktori shqiptar rrëfen DETAJET e filmit krah Di Caprio-s dhe Ariana Grande-s [FOTO] 0 17

Aktori i njohur shqiptar, Marko Caka, prej vitesh është pjesë e industrisë kinematografike. Së fundmi, Caka po luan në një film për Netflix.

Këtë mëngjes, aktori ishte i ftuar në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv

I pyetur nga gazetari, aktori tregon se si arriti të bëhet pjesë në këtë projekt me emra të rëndësishëm të showbizit, ai tregon:

“Tek ky film kam dhënë një audicion, ishin kohët që filluan të hapeshin kamerat e filmave të mëdhenj, mu kërkua një rol i reporterit dhe unë dhashë një audicion dhe pas disa javëve mora një përgjigje pozitive, për të marrë pjesë në këtë film”, tregoi Marko Caka.

Marko në film ka rolin e një reporteri dhe i pyetur nga gazetari nëse ka ndikuar ekperienca e tij si reporter, në rolin e tij si i tillë, Marko u shpreh:

“Sigurisht që ka ndikuar sepse e kisha më të lehtë pasi kisha ekperiencë në këtë fushë”.

Flavio:Ti ke arritur të ndërtosh një karrierë të madhe me role të vogla, dhe po ndërton një punësim konstant, dhe çdo rol nga këto të krijon një Cv të rëndësishme, është kjo qasja jote?

Ndër të tjera, aktori tregoi se është një ekperiencë shumë e mirë të jesh në shesh-xhirim me yje të tilla si De Caprio apo Ariana Grande.

“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me yjet dhe eksperiencën e tyre dhe kjo është një ekperiencë që nuk e përjeton shpesh’ u shpreh Marko.

Përsa i përket industrisë shqiptare të filmit dhe nëse i është kërkuar nga kinematografia shqiptare për ndonjë rol, ai tregoi:

“Të jem i sinqertë nuk kam kontaktuar prej kohësh, kam pasur një kontakt vite më parë, por 5 vitet e fundit nuk kam pasur shumë kontakte”, rrëfeu aktori.

marko.jpg

Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh, është vlerësuar nga 5-8 milionë euro 0 13

FRANCE

Një pikturë e rrallë e van Gogh, nga një koleksion privat francez do të dalë në ankand në fund tëmarsit në Paris, nga Sotheby’s.

Lajmin e ka dhënë shtëpia e ankandit, duke specifikuar se është një kanavacë e periudhës pariziene me pamje rruge në Montmartre, pikturuar në vitin 1887.

Piktura në vaj ka përmasa 46 cm me 61 dhe vlerësimi i ankandit varion midis 5 dhe 8 milionë euro.

Kjo është një temë mjaft e rrallë për Van Gogh. Piktura përmendet në katalogë, por asnjëherë nuk është ekspozuar për publikun që nga viti 1920, kur u ble nga një familje franceze, e cila tani po e shet atë.

Para se të dalë në ankand në Paris, vepra do të ekspozohet në Amsterdam dhe Hong Kong.//B.W