Rimbursimi i ilaçeve për të prekurit me Covid që kurohen në shtëpi, Komisioni i Ekonomisë miraton 12 mln $ në buxhetin 2021 0 54

TIRANË

Komisioni i Ekonomisë miratoi një shtesë fondi prej 12 milion dollaresh ne buxhetin e ministrise se shendetesise per rimbursimin e medikamenteve anti-covid qe perdoren per kurim nga qytetarte. Ndryshimet e bene ne diskutimet nen per nen te projeketbuxhetit 2021. Po ashtu u miratua dhe nje fond tjeter prej 10 milion dollaresh për shtresat në nevojë me pagese papunesie.

“Në bazë të kërkesave që kanë bërë komisionet të rriten 2 zëra 1.2 mld të rritet për kompensimit e ilaceve të covidit për cdo qytetarë të republikës së shqipërisë pra qytetarët duhet ta dinë që nqs do marrin ilacet për covid do jenë ilace të rimbursueshme sic është paketa tjetër e ilaceve dhe 1 mld lekë për shtresat në nevojë me pagesë papunësie.”- tha Angjeli.

Relatori i buxhetit Anastas Angjeli tha se pritet të dale një vendim qeverie që do të përcaktoje edhe listën dhe koston e barnave të rimbursueshme për të prekurit me covid.

“Në vkm e qeverisë të ilaceve të rimbursuara do dalin numri i ilaceve të cilat janë të përdorshme dhe tanu unë personalisht nuk i kam hyrë kësaj sepse aty do dali një protokoll I caktuar ilacesh por suoyojmë që një i sëmur me covid od marri një antivirus dhe nëj për imunitet dhe do përcaktohet ne kemi vënë fondin e plotë sa e kanë kërkua ata.” u shpreh Angjeli. Kërkesat e miratuara në komisionin ekonomie pritet të kalojnë të hënen në seancë plenare./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.