Rritet frikshëm numri i të prekurve nga Covid-19 dhe thellohet bilanci i viktimave në Itali. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 34505 persona dhe kanë gjetur vdekjen 445 pacietë.
Janë bërë 219.884 tamponë, (8.053 më shumë se të mërkurën).
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 4961 të shëruar nga Covid-19. Rritet presioni në spitale me 99 pacientë më shumë në terapi intensive për një total prej 2391, ndërsa janë 1140 pacientë më shumë të shtruar ne repartet Covid (23.256 gjithsej).