‘Rijetësimi’ i Piramidës, Rama: Godina u kthye në simbolin e ‘tokës së xanun’, ka qenë projekti më i vështirë 0 15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ditën e nisjes së zbatimit të projektittë rijetëzimit të Piramidës së Tiranës.

Rama thotë se projekti për Piramidën ka qenë më i vështiri, por thekson se koha e madhe e harxhuar nuk ka humbur kot, pasi ky projekt është shumë bindës dhe ambicioz.

Sipas tij pikërisht Piramida që ndodhet në mes të Tiranës u kthye në qendër të qioskëzimit, madje dhe simbolit të ‘tokës së xanun’, teksa vetë e pranon se për 11 vite si kryebashkiak e ka pasur në mendje se si mund të kthehej në aset.

 

 

”Me vjen shumë mirë që shohim këtu nisjen e zbatimit të një projekti i cili është mbase ndër projektet që ka marrë më shumë kohë për të marrë formën e tyre, në ato që mbaj mend. Kanë marrë kohë një sërë projektesh. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën e dëshiruar, dhe për të jetësuar harmonizimin shumë të vështirë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Përmes një ndërhyrje në të tashmen. Kjo ka qenë një ndërtesë kur në kohën kur u ngrit dihej ç’qëllim kishte.

Nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjerat. Ishte një shkuarje e arkitektëve të kohës, përtej kornizës së kohës. Si për të thënë që ajo çka nuk i lejohej të tjerëve, dhe nuk lejohej për të tjerat. Dhënia e një forme shumë më e lidhur me tendencat e arkitekturës moderne, për një objekt në Shqipëri, ishte e mundur.

Në rastin kur kjo formë, jepte qartë mesazhin. E bën godinën një ndërtesa që duhet ruajtur. Jo vetëm për historinë e saj, se kjo do ishte gjëja më pak e rëndësishme, në rast se godina do ishte pa asnjë interes nga pikëpamja arkitektonike, por për formëne  saj.

Vitet e lanë mu në mes të Tiranës, në një proces degradimi. Asnjëherë nuk u gjet mënyra si kjo godinë mund të shërbente jo për qëllimin që u ndërtua, por për të tjera dhe me funksione të tjera. U provuan një sërë gjërash, që çuan në qoskëzimin e brendshëm. U kthye si një lloj simboli i tokës së xanun, në një bashkëpunim mes shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes.

U kthye në një vend ku veprimtaritë s’kishin lidhje me njëra-tjetrën, dhe ku hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend i shkretë.

Më pas lindi ideja iracionale për ta kthyer territorin, në territorin e parlamentit të ri, dhe për ta fshirë komplent nga dheu, gjë që shumë papritur krijoi një acarim tek brezi më i ri. Tek ai brez pak i lidhur ose aspak i lidhur me kohën e dikurshme. Sapo kishte hyrë në botën dixhitale, asoj kohe shumë e brishtë. Dhe rrjetet e sapokrijuara sociale nisën të përdoren në atë kohë për të thirrur për protestë. Protestuesit ishin më të rinjtë, që s’kishin lidhje me Enver Hoxhën e komunizmin. Nuk protestonin për të protestuar për muzeun e Hoxhës, por për të ruajtur një shenjë të një kujtese që nuk ishte kujtesa e tyre e drejtpërdrejtë, por ishte kujtesa kolektive që ruhet nga brezi në brez pikërisht nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve tejet të komplikuara për ta sjellë në një godinë tjetër.

Megjithatë duhet ta pranoj se duke qenë se qysh jam bërë kryebashkiak, e  kam pasur në mendje këtë godinë, sfidën për ta kthyer në një aset jo vetëm arkitektonik por edhe kulturor e social të Tiranës. Është sfidë shumë e ndërlikuar. Godina është shumë karakteristike, shumë e veçantë. Hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorshme. Sfida është programi i godinës. Çfarë do përmbajë brenda. Për çfarë do shërbejë. U bë tentativë absurde, qesharake, tragji-komike për historinë e kulturës dhe arkitekturës për ta bërë Teatër Kombëtar. U shpenzuan miliona dollarë, u bë një barbari brenda së cilës u janë ende gjurmët. U vodhën një pejsë e pllakave, aksesorëve të mbetur, për të lënë pas një gërmadhë. Dëshmia që vulosi faktin se godina nuk mund më të shihej si një hapësirë ku mund të kioskëzohej nga idetë spontane apo qëllimet e lindura. Besoj që e gjitha kjo kohë në kërkim të programit të kësaj godine ka qenë në fakt kohë jo e humbur, por na ka dhënë mundësinë që e bën këtë një projekt shumë bindës e ambicioz.”- tha Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Nga java e ardhshme do shpalosim programin”, Veliaj: PD, qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë 0 5

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherazi drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj tha se nga java e ardhshme Partia Socialiste do të shpalosë programin e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Real Story” në News24, Veliaj foli për dallime thembësore mes programeve të PD dhe PS. Ai tha se PD është qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë.

“Jam shumë i qartë për dallimet tona thelbësore tek programi. Për 100 mijë biznese të vogla taksa është zero. Kur Lulzim Basha del i patokëzuar me realitetin shqiptar, këtu ka diçka që nuk shkon. Kur pasi i kam dëgjuar dhe na janë bërë veshët pipëz, oligarkët, oligarkët dhe pastaj çon taksën 9%.
Për çunat këtu sot e kanë taksën 3%, propozimi i Lulzim Bashës ia trefishon taksën. Lekë për të mbushur kartën për të parë Interin dhe Juven nuk do kenë më. Kjo është qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë.
Pyetja është oligarku shqetësohet nga fjalimet apo taksat. Taksa 15% na mundëson të financojmë kopshtet, çerdhet, shkollat, kush do i financojë gjyshet apo çunat që punojnë këtu. Taksimi i ndershëm është pastrueset, banakieret, kamerierët 0. 2-3% kameramanët, taksa 9% për të gjithë duket si një barazim për të gjithë por 9% i miliarderit me 9% e pastrueses është diferencë shumë e madhe. Prek menjëherë shportën ushqimore. Ky është një dallim shumë i madh i së djathtës dhe të majtës. Kur flet e djathta për kreditë e buta… këta e kishin mundësinë ta implementonin këtë. E keni parë listën, zv.ministra, deputetë, gardistë të 21 janarit. E djathta dhe kur do të jetë populiste, kopjon, kopjon keq ose flet për gjëra që janë bërë. TVSH-ja për turizmin ka 3 vjet 6%. Duke qenë se steka është ulur kaq shumë nga opozita, nuk do të thotë që duhet ta ulim dhe ne. Nga java e ardhshme do shpalosim programin tonë. Progresioni ynë i rrogave do duhet të kapë këtë që quhet mesatare e re sot dhe kryeministri e ka thënë hapur që këtë do të bëjmë”, deklaroi Veliaj.

Ç’po ndodh këtu? Pasi Saimiri i refuzoi, Generda dhe Redona gjejnë mbështetje tek djemtë e “Për’puthen” 0 15

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e “Love Story”. Midis Generdës dhe Merit, Saimiri zgjodhi këtë të dytën si partneren e tij të ardhshme. E para që u njoh me vendimin e “princit modern” ishte Generda, e cila u prek pasi mësoi se ai nuk ishte e përzgjedhura e tij. Megjithatë ajo i uroi atij mbarësi në rrugëtimin e dashurisë me Merin.

Gjithsesi Generda, që erdhi posaçërsiht nga Gjermania për Saimirin, duket se e ka hedhur shpejt pas krahëve këtë histori. Ditën e sotme ajo është fotografuar së bashku me një vajzë tjetër të “Love Story”, Redonën, me dy nga djemtë më të komentuar të “Për’puthen”! Me kë do thoni ju? Me Atdheun dhe Andin.

Ka qenë moderatorja e “Daily Love Story” ajo që ka publikuar foto të djemve dhe vajzave, në të cilat ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Edhe pse Saimiri i refuzoi dy vajzat, duket se ato kanë gjetur një mundësi të re në krahët e dy djemve të “Për’puthen”.

Në njërën foto Generda shfaqet shumë pranë Atdhehut, teksa ky i fundit shihet se i ka hedhur dorën në qafë.

Kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. (Më shumë Atdheu është si shtyllë, po nejse)”, ka shkruar gazetarja e “Daily Love Story”.

Se si janë njohur djemtë e “Për’puthen” me ish-konkurrentet e “Love Story” nuk dihet ende dhe ndoshta ata mes tyre mund të jenë thjesht miq të mirë. Megjithatë mbetet në dorë të protagonistëve të flasin e të zbulojnë më tepër detaje.-/iconstyle