Rezervat e uraniumit në Iran, 12 herë më të mëdha sesa është përcaktuar 0 44

Irani vazhdon të rrisë rezervat e uraniumit pak të pasuruar përtej kufizimeve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore, që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërorë, si dhe vazhdon ta pasurojë atë më shumë sesa i lejohet, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike më 11 nëntor.

Ky trup ka thënë se në raportin e tij të fundit është vërejtur se Irani deri më 2 nëntor ka krijuar rezerva prej 2,442.9 kilogramëve të uraniumit të pasuruar nga 2,105.4 kilogramë sa ishte raportuar më 25 gusht.

Marrëveshja bërthamore e nënshkruar më 2015 mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Kinës dhe Rusisë, i mundëson Teheranit të krijojë rezerva për vetëm 202.8 kilogramë.

Shtetet e Bashkuara janë larguar nga kjo marrëveshje më 2018.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka raportuar se Irani ka vazhduar të pasurojë uraniumin me shkallë 4.5 për qind të pastërtisë, në krahasim me 3.67 për qind sa i lejohet me marrëveshjen bërthamore.

Kjo agjenci po ashtu ka thënë se sqarimet e Iranit për prezencë të materialit bërthamor në disa zona të padeklaruara në këtë shtet “nuk janë të besueshme”.

Pavarësisht pse autoritetet iraniane kanë ofruar disa informacione për këto zona “agjencia e ka informuar Iranin se vazhdon ta konsiderojë përgjigjjen e Teheranit si teknikisht jo të besueshme”, ka thënë raporti.

Ndonëse agjencia nuk ka identifikuar vendin me material bërthamor, burimet diplomatike kanë thënë se bëhet fjalë për rajonin Turquzabad në Teheran./ opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Brenda laboratorit ku dyshohet se shpërtheu pandemia e COVID-19, shihni lakuriqët e natës të gjallë 0 21

Një investigim i bërë nga “Sky News Australia”, doli në përfundimin se në laboratorët e virologjisë në Wuhan, janë përdorur lakuriqë nate.

Kjo media, ka publikuar pamje nga instituti, ku shihet një ekspert, teksa mban mbi kokë një lakuriq nate.

Video në fjalë është publikuar nga Akademia e Shkencave në Kinë në 4 maj të vitit 2017-ë, ku tregohen ambientet e brendshme të laboratorit, por edhe përplasjet që kanë pasur me qeverinë franceze, e cila ishte kundër ndërtimit të saj.

Video tregon më tej, lakuriqë nate që mbahen në kafaze, e shihen gjithashtu persona duke i ushqyer me krimba.

“Në dhomën P4, shihen një larmi speciesh, që me shumë mundësi duhet të jenë përdorur për shpërthimin aksidental të SARS-COV-2”, thotë një ekspert i ftuar në studion e “Sky News”.

Megjithatë OBSH, në kontrollet disa javore që ka bërë në Kinë, ka hedhur poshtë pretendimin se virusi ka dalë nga lakuriqët e natës, duke shtuar, se këto zëra janë më së shumti teori konspirative.

“Është një teori konspirative. Unë, në cilësinë e drejtuesit të ekspertëve të OBSH, them me bindje që nuk kemi konstatuar asnjë gjurmë të gjitarit fluturues në laboratorin e Wuhan-it”, deklaroi para disa kohësh një ekspert i OBSH, Peter Daszak.

Urdhri i Biden, Ambasada e SHBA: Përfshin edhe Shqipërinë, mjet jetik për integrimin në strukturat europiane 0 43

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar në lidhje me urdhrin ekzekutim që miratoi presidenti Joe Biden, për sanksione ndaj personave të përfshirë në aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’ ambasada thekson se një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Sipas ambasadës Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

REAGIMI I AMBASADËS SË SHBA-VE
🇦🇱️ | Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët. Lexojeni Urdhërin e plotë duke klikuar mëposhtë.