Reshje me intensitet të ulët dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit 0 25

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Në krahasim me ditët e mëparshme reshjet do të kenë intensitet më të ulët, duke sjellë një përmirësim të situatës me përmbytjet në vend. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.null

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 03°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos thuaj titull! Triumfi në dorën e Inter, por Conte e ndalon të flitet për trofeun 0 3

Me shkëputjen prej 11 pikësh kur mbeten edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit vetëm një “çmenduri” mund t’i hiqte nga duart Interit titullin kampion. Por Antonio Conte nuk është nga ata që pushtohet nga euforia. Tekniku ka ndaluar jo vetëm festën e parakohshme, por edhe përmendjen e fjalës titull në skuadrën e tij derisa matematika ta vulosë atë. Konfirmimi vjen nga Alessandro Bastoni, mbrojtësi dhe një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon për zikaltërit.

Është ndalur të flasim për titullin. Conte na e përsërit gjithmonë se duhet të jemi të përqëndruar. Kemi bërë një ecuri të shkëlqyer. Këtë e tregojnë 11 fioret radhazi, por do të luftojmë derisa të kemi sigurinë matematikore”, ka thënë futbollisti në një intervistë dhënë në televizionin zyrtar të Interit. Kryesuesit e Serie A do të luajnë të dielën në mbrëmje një ndeshje të vështirë, pasi do të zbresin në fushën e Napolit, që është në garë për një vend në Champions League.

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.