Rekord të infektuarish/ Basha: Rama ka humbur kontrollin ndaj pandemisë 0 33

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi shifrat e pandemisë shënuan për të dytën ditë radhazi rekorde të infektuarish.

Në një postim në Twitter, Basha shprehet se kryeministri Rama e ka humbur kontrollin e pandemisë.

Sipas Bashës, në vend që të marri masa, Rama po paguan klientët e tij dhe po sulmon opozitën.

Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet. Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.”, shkruan Basha. /Opinion.al #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reperi i njohur i ”fiksuar” pas gjoksit të Encës: Dikush duhet t’ja… 0 3

Ata kanë shumë vite në skenën muzikore shqiptare dhe është e vështirë të mos njihen nga publiku. Bëhet fjalë për reperët e Shaoling Gang, Blunt dhe Real 1.

Përveç muzikës që prodhojnë ata komentohen shpesh edhe për “sherret virtuale” me artistë të njohur, por edhe deklaratat e drejtpërdrejta.

Ndoshta e mbani mend para pak muash deklaratën e Real 1 lidhur me gjoksin e Encës. Kjo e fundit nuk hezitoi asnjëherë t’i kthejë përgjigje mirënjohjeje reperit, por siç duket ai nuk e ka hequr akoma fiksimin për Encën pasi dhe së fundmi në studion e emisionit “Why Not” në RTV Ora nuk kaloi pa u përmenduar dhe gjoksi i saj.

Real thotë se duke qenë se këngëtarja i publikon shumë, epo duhet të flasë dikush për to dhe ai e ka të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion të merret më atë.

“Është shumë e thjeshtë, i ka publikuar shumë dhe dikush duhet t’ja hajë ose të flasë për to. Nuk di çfarë të them më shumë, është shumë e thjeshtë dhe unë e kam kohën që të merrem me gjoksin e Encës”.

Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë në Turqi ish-deputeti socialist Marko Bello 0 2

TURQI

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello.

Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Bello po ashtu  ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. //B.W