Rekord i ri infektimesh me Covid 19! Regjistrohen 525 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit 0 26

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1967 testime, 111 të shëruar, 525 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
Rastet sipas shperndarjes gjeografike:
222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese. null

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1967

Testime totale 141,081
Raste pozitive 24,731
Raste të shëruara 12,203
Raste Aktive 11,555
Humbje jete 559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114

/B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rita Ora nis hetimin: ‘Kush më spiunoi për festën e ditëlindjes? 0 17

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes.

Sipas Daily Mail, këngëtarja dyshon se një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për grumbullimin e saj të paligjshëm në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim.

Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 funtesh dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave anticovid në organizimin e një eventi me një grup të madh njerëzish.

Kensington dhe Këshilli i Chelsea-t kanë konfirmuar gjithashtu se po hetojnë shkeljen e pretenduar.

“Ajo tani po harton një plan loje dhe po vendos kurthe në një përpjekje për të ekspozuar sinjalizuesin, siç bëri Coleen në dramën ‘Wagatha Christie’”, tregoi një burim i besueshëm sipas medias së huaj.

Fillimisht festa e Ritës u raportua se përfshinte 30 persona, por burimet më vonë e theksuan atë si një mbrëmje me vetëm rreth shtatë persona.

Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i Revistës “TOWIE”, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeç, ishin të gjithë në foto të festës. Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë në restorant ndërsa hidhnin sytë në dritare dhe përpiqeshin të hapnin një derë metalike.

Oficerët u panë gjithashtu jashtë shtëpisë së Rita Orës në Londër dhe restorantin ‘Casa Cruz’ të nesërmen. Ajo kërkoi falje përmes një shkrimi në Instagram, për thyerjen e rregullave të pandemisë.

ri3.jpg

Fotoja prekëse që bën xhiron e rrjeteve, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid 0 6

Ka bërë xhiron e rrjeteve fotoja ku shihet një mjek nga Teksasi, i ndodhur prej kohësh në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, teksa përqafon në ditën e Falënderimeve një pacient të moshuar me Covid 19.

Dr. Joseph Varon, shefi  i United Memorial Medical Center në Houston, i tha CNN se kishte punuar 256 ditë pa ndalim deri tani dhe është i frustruar nga numri i lartë i njerëzve të shtruar në spital.

Ai ka shpjeguar edhe foton prekëse ku shihet duke përqafuar një të moshuar, teksa tha se pacientët po vuajn edhe nga virusi dhe nga izolimi.

“Ndërsa po hyj brenda njësisë time, unë pash që një pacient i moshuar po përpiqej të dalë nga dhoma dhe po qante. Kështu që, i afrohem dhe i them ‘pse po qan’ dhe burri thotë, ‘Unë dua të jem me gruan time’.  Kështu që, unë vetëm e kapa, e mbaj, e përqafova dhe nuk e dija se po fotografohesha në atë kohë,” ka shpejguar mjeku.

Ndër të tjera mjeku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në parandalimin e përhahapjes së koronavirusit, duke respektuar rregullat anti-Covid.