Realizohen qelizat e para diellore transparente 0 30

Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë qelizat e para diellore transparente, falë të cilave edhe dritaret mund të bëhen gjeneratorë të energjisë, sipas një rezultati të botuar në “Journal of Power Sources”.

Në dekadat e fundit, qelizat diellore janë bërë më të lira, më efikase dhe më miqësore me mjedisin, por ato kanë mbetur të errëta.

Një nga hapat e fundit përpara ishte bërja e tyre transparente, në mënyrë që të mund të përdoren në dritare dhe të mund të gjenerojnë energji.

Zgjidhja u propozuar nga grupi hulumtues i Koresë së Jugut, falë përdorimit të dy materialeve gjysmëpërçuese të afta për të kapur dritën dhe për ta shndërruar atë në rrymë elektrike: dyoksidi i titaniumit, që thith dritën ultravjollcë të padukshme për syrin, ndërsa lejon shumicën e diapazonit të dritës së dukshme; si edhe oksidi i nikelit, që ka një transparencë të lartë.

Në këtë mënyrë, u realizua një qelizë diellore e përbërë nga një substrat qelqi i mbuluar me oksid metali, që vepron si një elektrodë, mbi të cilën u depozituan shtresat e dy gjysmëpërçuesve dhe një shtresë përfundimtare e nanovareve të argjendit, me funksionin e elektrodës së dytë.

Teknologjia ka treguar një efikasitet konvertimi prej 2,1%, që konsiderohet mjaft i mirë, pasi përdor vetëm një pjesë të vogël të spektrit të dritës.

Qeliza, gjithashtu, është treguar se punon edhe në kushte të ndriçimit të ulët dhe kalon 57% të dritës, duke i dhënë asaj një pamje transparente.

Sipas studiuesve, hapi tjetër përmirësimi i mëtejshëm i efikasitetit.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tea sqaron të vërtetën e puthjes së famshme me një djalë tjetër 0 5

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje

Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 6

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.