Reagoi dhe Roberti! Mori dhenë lajmi për ndarjen nga Patrisi, por ky veprim i Tunës nuk pritej! 0 24

Së fundmi Tuna dhe Patrisi kanë qenë shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës. Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje Tuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social. Pas lajmeve të shumta, Tuna ka reaguar me një postim në Instastory ku shfaqet duke rregulluar vetullat. Këngëtarja duket shumë e qetë dhe nuk i intereson aspak rreth lajmeve të fundit.

-640-0-5fcc3397153b7.jpg

 

Kujtojmë që pas veprimit të Tunës, reagoi edhe Roberti, i cili dihet tashmë që nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me këngëtaren. Ai ka postuar në Insastory një video ku shfaqen Tian dhe Renee duke luajtur. “Renee Berisha. Tian Berisha”-shkruan Roberti.

-640-0-5fcc3396b9017.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Java e ditëlindjes sapo ka filluar dhe Rina Balaj mori surprizën më të bukur! 0 7

Megjithëse ditëlindja e saj është 3 ditë më pas (27 janar), këngëtarja Rina Balaj i ka nisur që tani festimet për ditën e saj speciale.

Së bashku me partnerin, Sin Boy, ajo është nisur drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushimi dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot e shumta.

Festa e ditëlindjes ka nisur që mbrëmë, teksa Rina mori surprizën më të bukur me tortë e fishekzjarre.

Çifti takoi disa miq dhe u argëtuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa këngëtarja u shfaq super seksi me veshjen e ditëlindjes që i tregonte format.

Njëra prej dhuratave të mbrëmjes ishte një arush gjigant, ndërsa ne po presim me kuriozitet dhuratat në ditët në vazhdim.

Në tre vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës. Ajo zgjidhi “mosmarrëveshjet” me Taynën dhe pse jo, vajzat mund t’i shohim të ardhmen në një bashkëpunim.

Nërkohë, Rina është tepër e përkushtuar në projektet e saj të reja dhe ka njoftuar se vitit 2021 po vjen me surpriza nga ana e saj!null

Kjo pasi këngëtarja po punon fort për një album të ri, për të cilin është tepër e inspiruar.

Rina ka treguar në një postim në InstaStory se e ka gati një këngë zjarr, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të vitit 2021!

Për më tepër, Rina ka kërkuar edhe ide nga fansat për emrin e albumit, në mënyrë që t’i përfshijë edhe ata sa më shumë në projektin e saj.

“Dhe oh! Meqë ra fjala, shkruajta një këngë zjarr! (pjesë e albumit të 2021-shit) Më jepni ide emrash për album”- shkruan Rina.

Nuk kemi ende një datë lançimi, por jemi të gjithë sy e veshë./iconstyle

Nuk e ka takuar ende mbesën e tij! Kjo foto e babait të Ledrit na preku zemrat! 0 15

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Ditën e djeshme gjyshja e saj Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

Duke qenë se Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë, deri tani as Xheraldina e as babai i Ledrit, Agroni, nuk kanë mundur ende ta mbajnë në krahë.

Ditën e sotme Xheraldina ka ndarë një foto që na ka ngrohur të gjithëve zemrat. Ajo ka postuar një foto të Agroni në zyrë, ku shihet tek pozon krah kopjuterit të tij, ku ndodhet si wallpaper një foto e Poemës.

E pyes: Ku je,me kë je?

Më dërgon foto si përgjigje.”-ka shkruar Xheraldina.

Ku ka si dashuria e gjyshërve!/iconstyle