Rasti i rrallë i 45-vjeçarit në SHBA të sëmurë për 154 ditë/ Si iu përsërit Covid 19 tre herë deri sa i mori jetën 0 45

Një burrë 45-vjeçar në SHBA ka pasur tre raste përsëritje të Covid 19. Rasti është regjistruar në SHBA, ndërsa pacienti në fjalë ka rezultuar me Covid sërish edhe pasi ka dalë negative, në total ai ka luftuar për 154 ditë me virusin, deri sa e ka humbur betejën me të.

Mjekët e “Brigham and Ëomen’s Hospital” Boston, Massachusetts kanë përshkruar luftën e 45-vjeçarit, i cili kishte çrregullim të rëndë autoimun dhe dukej se po shpëtonte nga virusi në shumë raste. Por pavarësisht trajtimeve agresive, virusi qëndroi me të plot 154 ditë, siç raporton Daily Mail.

Mjekët dyshojnë se virusi pësoi mutacion me një shpejtësi alarmante dhe të pazakontë brenda trupit të tij, “i pajisur” për të luftuar infeksionin siç do të ishte një person tjetër.

Studimi i rastit në fjalë tregon se sa i rrezikshëm mund të jetë COVID-19 për njerëzit me imunitet të dëmtuar.

Pacienti në fjalë vuante nga një gjendje e quajtur sindromi antifosfolipid (APS). Ai gjithashtu vuante nga një ndërlikim i çrregullimit autoimun, i njohur si hemorragji difuze alveolare.

Historia e tij me Covid
Fillimisht shkoi në një spital me ethe dhe doli pozitiv me coronavirus. Përvec mjekimit mori edhe oksigjen deri ditën e pestë, pastaj gjendja nisi të përmirësohej dhe doli nga spitali.

Gjatë 62 ditëve të ardhshme, ai duhej të ishte në karantinë në shtëpi, por në vend të kësaj u desh të ripranohej në spital tri herë për dhimbje barku, probleme me frymëmarrjen dhe lodhje.

Çdo herë, nivelet e tij të oksigjenit në gjak ishin nën normale dhe mjekët e tij mbetën në dyshim se ai do të pësonte gjakderdhje të mushkërive.

Por 105 ditë pas diagnozës së tij të parë, burri u pranua në spital përsëri, me të njëjtat shenja dhe një ngarkesë më të lartë virale, ‘që shkaktoi shqetësim për një përsëritje të dytë të COVID-19’, shkruajnë autorët e studimit.

Atij iu dha një kurë tjetër me remdesivir dhe më në fund u testua negativ me coronavirus.

Pak më shumë se një muaj më vonë, burri ishte përsëri pozitiv, gjë që ‘shkaktoi shqetësim për një përsëritje të tretë të COVID-19’.

Një javë pasi mori ilaçin e antitrupave, burri duhej të vihej në një ventilator.

Ngarkesa e tij virale ishte gati aq e lartë dhe ai kishte zhvilluar një infeksion mykotik në mushkëritë e tij.

Pavarësisht nga trajtimi me më shumë remdesivir dhe antifungale, vdiq, 154 ditë pas testit të tij fillestar pozitiv.

Kur shkencëtarët e spitalit sekuencuan gjenomin e virusit që infektoi burrin, ata gjetën një evolucion alarmant.

Jo vetëm që dukej se qëndronte në trupin e tij për më shumë se 150 ditë, por coronavirusi kishte pësuar mutacion më shpejt sesa shkencëtarët e kanë vërejtur atë në shumicën e mostrave./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 13

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱