Rama zbulon historinë e pazakontë me mashtruesin në Bashkinë Tiranë: Dikush bëri foto me mua dhe hiqej si… 0 40

Teksa foli sot për herë të parë për përgjimet e antimafias italiane për mafian e Ndragheta-s, ku të përfshirë ishin edhe eksponentë të lartë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet që në përgjime janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Për ta ilustruar bindjen që përgjimet e publikuara në mediat italiane nuk vërtetojnë bashkëpunimin e elementëve të mafies italiane me zyrtarë të bashkisë apo policisë, Rama risolli në kujtesë një histori aspak të zakontë nga koha kur ishte kryetar bashkie.

Ai tha se një mashtrues bëri një foto me të në dalje të ish-Kinema Dajtit dhe me këtë foto kërkonte firmë nga pronarë tokash, me pretendimin që ishte kushëriri i Edi Ramës.

“Kur unë isha kryetar i bashkisë së Tiranës njëri që kishte bërë një fotografi me mua në dalje të ish-Kinema Dajtit, mbas një takimi partie, me atë fotografi me mua shkonte dhe kërkonte nga pronarët e tokës që t’i jepnin firmën se ishte djali i tezes që unë nuk e pata kurrë. Një mashtrues. E ça lidhje ka kjo?!”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.