Rama zbulon çfarë u vendos në takimin me naftëtarët: Do i mbështesim financiarisht, por jo me pagën e tyre të punës 0 40

Kryeministri Edi Rama foli për media pas takimit me naftëtarët e Ballshit, të cilët ndërprenë dje grevën e gjatë të urisë, duke pranuar të ulen në bisedime.

Pas takimit, kreu i qeverisë tha se është vendosur që qeveria t’i mbështesë naftëtarët financiarisht, por jo me pagën e tyre të punës.

“Patëm një bashkëbisedim të hapur. Më vjen mirë që i krijuan këto kushte, pasi në kushtet e grevës nuk mund të bisedohej. Janë gjithë ato familje që kalojnë një moment aspak të lehtë. Faktikisht kemi ndarë kohën, në sensin që çfarë janë çështje që lidhen me marrëdhënien private, janë çështje që nuk i takojnë qeverisë, por çështja e këtyre njerëzve sot është një çështje që na takon ne, që ta adresojmë së bashku me ta, me mirëkuptimin e tyre, pasi rruga e thjeshtë ligjore do të ishte që të drejtoheshin në zyrat e punës për të marrë asistencën. Në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një eksperiencë dhe një formim profesional në një fushë që ne nuk kemi absolutisht luksin ta zhbëjmë.

Për këtë arsye ne i kemi propozuar që qeveria të marrë përsipër një mbështetje financiare në kohë për gjithë punëtorë, nuk mund të jetë paga e punës së tyre, sepse faktikisht rafineria është e fikur. Nuk është çështja jonë paga e prapambetur, ajo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhënien e tyre me kompaninë. Vendimi gjyqësor për të cilin ata flasin lidhet me detyrimet e kompanisë, jo me të qeverisë. Qeveria nuk merr përsipër të zgjidhë ato çështje, që i zgjidhin kompanitë. Nuk i takon qeverisë të adresojë atë vendimi gjyqi. Ne nuk jemi dorëzuar lidhur me të ardhmen e kësaj rafinerie, sepse të gjitha analizat tona tregojnë se rafineria nuk është për skrap sot”, tha Rama. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk e ka takuar ende mbesën e tij! Kjo foto e babait të Ledrit na preku zemrat! 0 12

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Ditën e djeshme gjyshja e saj Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

Duke qenë se Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë, deri tani as Xheraldina e as babai i Ledrit, Agroni, nuk kanë mundur ende ta mbajnë në krahë.

Ditën e sotme Xheraldina ka ndarë një foto që na ka ngrohur të gjithëve zemrat. Ajo ka postuar një foto të Agroni në zyrë, ku shihet tek pozon krah kopjuterit të tij, ku ndodhet si wallpaper një foto e Poemës.

E pyes: Ku je,me kë je?

Më dërgon foto si përgjigje.”-ka shkruar Xheraldina.

Ku ka si dashuria e gjyshërve!/iconstyle

Një miss i përjetshëm! Nuk keni për ta besuar kur të mësoni se sa vjeçe bën sot Diellza Kolgeci 0 12

Diellza Kolgeci mbetet padyshim një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar. Që nga koha kur është shpallur Miss Kosova në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe thuajse asgjë nuk ka ndyahur tek Diellza. Ajo vazhdon të ruajë ende të njëjtën freski dhe linja trupore perfekte, pavarësisht se tashmë është edhe nënë e një vajze.

Sot Diellza feston ditëlindjen dhe bën 42 vjeçe. Ndonëse shumë vajza e gra mund ta kenë problem ta tregojnë moshën e tyre për Diellzën është tërësisht e kundërta, sepse nuk ka pse t’i “trembet” këtij fakti. Ditën e sotme ajo ka publikuar një nga urimet e vjetra që ka bërë për veten dhe ka treguar se tek ajo nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç faktit se është bërë nënë dhe ndihet më e përmbushur.

“5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem se jam e permbushur sepse jam nena e Helenes Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embela. Ju dua”, ka shkruar Diellza në postimin e saj.

Kujtojmë se në muajin prill të vitit 2018, ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e pagëzuan me emrin Helena.\iconstyle