Rama takon familjen e Arjan Salës, i drejtohet nënës: E di që është e tmerrshme, do ishin shumë familje duke qarë. Të mbeti vetëm ty 0 21

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Erion Veliaj dhe Ulsi Manja kanë vizituar familjen e Arjan Salës, 32-vjeçarit që humbi jetën pasi shpëtoi jetën e disa punëtorëve në magazinën që u përfshi nga flakët.

Fillimisht, Rama u takua me babain e të ndjerit, i cili tha: “Nuk më hiqet asnjë sekondë nga mendja. Nxori çfarë kishte për të nxjerrë, u fut për të parë a ka gjë brenda, ngeli brenda.”

Ndërsa kryeministri e ngushëlloi duke i thënë: “Fjalët janë të tepërta por duhet të jemi krenarë sepse ka shpëtuar shumë njerëz. Ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë. Natyrisht që jeta nuk ka çmim, nuk kthehet, sidoqoftë ne mendojmë që është detyra jonë që ta nderojmë e ta vlerësojmë dhe vendosëm që ta shpallim dëshmor.”

Më pas, foli me nënën dhe bashkëshorten e Arjan Salës, duke i thënë se duhet të jenë krenarë se ka shpëtuar shumë njerëz.

“Do të mbështesim me sa të kemi mundësi familjen e tij. Vendosëm që t’i japim dhe një shumë familjes. Të gjitha këto janë më shumë për respekt se sa bëjnë ndonjë ndryshim. E ëma duhet të jetë keq… Ta rroni e ta kujtoni gjithmonë. E di që është e tmerrshme, se imagjinoj dot, por duhet të jeni shumë krenar se ka shpëtuar shumë njerëz. Do ishin shumë familje e shumë nëna duke qarë, por fatkeqësisht të mbeti vetëm ty. Sidoqoftë, duhet të jeni shumë krenarë.

Mbaj mend historinë e hallës së tim eti, djalin ja vranë pas luftës për arsye pa lidhje, ja pushkatuan. Nuk harroj kur shkonim tek shtëpia e saj për t’i uruar vitin e ri dhe kur vinte viti i ri, ndizte qiri dhe ishte me të birin për 30 vite. Nëna është e dënuar të ketë dhimbjen më të madhe e të pangushëllueshme. Trim e kanë bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë”, tha Rama.

Më pas, kryeministri shtoi se do t’i vizitojë sërish një ditë tjetër kur të jenë më të qetë.

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” nën drejtimin e ministrit Niko Peleshi shpalli “Dëshmor i Atdheut” shtetasin Arjan Fadil Sala, i cili humbi jetën në mbrojtje të kolegëve të tij gjatë rënies së zjarrit në një qendër tregtare në Tiranë.

Akti heroik i shtetasit Arjan Sala bëri që komisioni ta nderojë me statusin më të lartë, me motivacionin: “Humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në raste fatkeqësie”.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” vendosi dhënien e shpërblimit financiar mujor rrethit familjar të dëshmorit, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut, duke filluar nga data e shpalljes së vendimit. Certifikata e Dëshmorit të Atdheut dhe simbolit “Familje e Dëshmorit të Atdheut”, iu dorëzua familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Fadil Sala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën 0 1

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

E pyetur nga BIRN mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares Aurora Guska i tha BIRN se kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte. Ajo tha se kërkesa duhej të ishte sekrete. Por Guska pretendon se klientja e saj është e pafajshme për akuzën për të cilën është dënuar dhe kërkon në Apel që dënimi ndaj saj të zbutet.

Melisa njofton projektin e ri muzikor me një dedikim dhe fansat thonë njëzëri: Andi! 0 2

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

Kënga arrit një sukses të madh, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë.

Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta kritikat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjekësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akuzojnë atë për autotune.

Së fundmi, Melisa ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e dytë muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Kjo menjëherë ka sjellë reagime tek ndjekësit të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, janë në një lidhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Madje, në protestën kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.