Rama sulmon Metën: Zhvillon fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do i nxjerrë njerëzit nga burgu 0 30

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish presidentin Ilir Meta.

Nga takimi i radhës elektoral në Sarandë, Rama tha se presidenti është kandidat informal i opozitës në qarkun e Vlorës dhe sipas tij takohet skutave me subjektet e OFL.

E nëse në kohët e mëparshme personazhet që shkaktuan këto dhimbje të mëdha janë personazhe të historisë, personazhet e rastit të fundit janë jo vetëm gjallë por aktivë dhe janë zgjedhja tjetër në këto zgjedhje. Saliu dhe partia e tij me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Metës.

Meta që është president për fatkeqësi dhe ka vendosur informalisht kandidaturën këtu në Vlorë. Zhvillon fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do u nxjerrë njerëzit nga burgu. Me atë Leskon mbledh këtu fuçitë e rakisë dhe prokuror e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vetting janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hienash”, u shpreh Rama.Politiko.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.

Basha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur, Zoti e bekoftë Shqipërinë 0 11

Kryedemokrati Lulzim Basha, me rastin e festës së Fiter Bajramit, ka shkuar për vizitë në selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nga atje, në një prononcim për mediat, Basha, i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.

“Gëzuar Fiter Bajramin, agjërim të pranuar, shpresë të përtëritur, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.