Rama për shtimin e rasteve me Covid: Po diskutojmë për kufizime të reja, jo mbyllje e fortë si vitin e kaluar, por… 0 45

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me gazetarët, kur në fokus ishte Shëndetësia deklaroi se qeveria pas diskutimeve me ekspertët e Komitetit Teknik do vendosë masa të reja kufizuese për të shkëputur zinxhirin e infektimeve.

Apelin e fundit ai e bëri për bizneset e njësitë tregtare, por shtoi se pas Vitit të Ri edhe qytetarët e kanë lëshuar veten, ndaj i ftoi të mbajnë sërish maska, për të mos shkuar tek kufizimet e reja.

“Ne i jemi qasur kësaj lufte në këtë fazë me shumë fleksibilitet, kemi mbështetjen e komitetit të ekspertëve mendojnë që në këtë fazë këto masa janë të mjaftueshme duke besuar që njerëzit t’i zbatojnë Ata s’janë më si para disa javësh. Që nga Viti i Ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi, ka shumë abuzim. Që nga ata që nuk vënë maska shoh patriotet e mi në Surrel që i vënë si shaje të modës franceze. Nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësive dhe rrezikut në njësitë tregtare. Shoh një lëshim të vetes, një lloj lehtësie të madhe, me të cilën po merret kjo punë. Në çdo centimetër që ne lëshojmë, virusi përparon.

Është një opsion patjetër që nga fundi i javës së shkuar jemi në diskutim për çfarë do bëjmë. E para, të zbatojmë mirë këto që kemi, policia të ndryshojë qasje, inspektoriati po ashtu, njësitë tregtare të ndryshojnë qasje, nuk dua të ndodhë, por inspektorë, taksidarë të futen nëpër lokale, biznese e njësi tregtare.

Do përgatitemi për zbatim rigoroz të masave dhe për të parë çfarë mund të bëjmë kufizime të tjera pa dashur të kthehemi tek kufizimet e forta të vitit të shkuar.

Po i diskutojmë disa kufizime të tjera, për momentin nuk kemi. Është Komiteti që vlerëson numrat, trendet por jemi të bindur që duhet të reagojmë me forcë nëse nga ana e njësive tregtare nuk do ketë reagim”,- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 8

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

 

 

 

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 8

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.