Rama optimist: Brenda majit gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar, e gjithë popullata para pranverës së ardhshme 0 30

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër dy çadrat në Sheshin Skënderbej, ku po kryhet vaksinimi i të moshuarve me vaksinën Sinovax.

“Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhet zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jenë vaksinuar të gjithë. Por ministrja s’më lë ta them, por unë mendoj se do të vaksinohen më parë. Do të ketë vaksinime në katër turne, dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin nëse do të vaksinohen. Për ata që vijnë në Shqipëri nuk do u kërkohet që të kenë bërë vaksinën.”, tha Rama.\BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta i përgjigjet Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë. Përgjigjen e merr më 25 prill 0 1

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me incidentin e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, një nga aktivistët e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.
Në lidhje në rastin në fjalë, Rama tha se incidenti s’ka prapavijë politike dhe shtoi se autori, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) është militant i PD.

Por në një foto, të publikuar nga presidenti, autori, së bashku me dy personazhet që dyshohet se kanë qenë në pranishëm në ngjarje, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, shihen në duke drekuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavjaës Redian Krali dhe funksioanrë të tjerë të PD në Kavajë.

Sakaq, Meta i shtron disa pyetje kryeministrit ku i rendit disa nga skandalet që është përfolur PS ndër vite dhe i shkruan: “Unë do të shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

 

 

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?
Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?
Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më

25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”, shkruan Meta.

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.