Rama nuk e fsheh inatin me BE: Vendimmarrje e papranueshme moralisht. Nuk ia kthejmë shpinën Kosovës, një sasi do jetë për personelin e spitalit në Prishtinë 0 23

Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur indinjatën me Bashkimin Europian që siç tha ai nuk ndihmoi vendet e Ballkanit për vaksinën e COVID-19. Rama e cilësoi vendimmarrjen e BE, absurde e të papranueshme moralisht, teksa tha se nuk do ia kthejmë shpinën Kosovës.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se në Kosovë do të nisë vaksinimi njësoj si një Shqipëri pasi një sasi dozash do të shkojë për personelin e spitalit COVID në Prishtinë.

null

“Ju bëj me dije, po ashtu, se kemi garantuar ditët e fundit dhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9 mijë dozash, gjysmën e parë të janarit. Nuk mund t’i përmend emrat sepse sot nuk e dimë se dinamika e re e krijuar nga marrëveshja zyrtare me Pfizer do ndikojë apo jo me finalizimin e këtyre operacioneve solidariteti nga ana e dy qeverive mike, të cilat nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë kur ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë”, tha ai.

Njëkohësisht me dy shtete të tjera po negociojmë për një sasi tjetër vaksinash nga Pfizer dhe Astra Zeneca. Besoj se shumë shpejt do të kemi qartësi për rezultati ne këtyre negociatave. Padyshim do t’ju informojmë menjëherë nëse dhe kur do të finalizohen. Por jam tejet falënderues ndaj tyre sepse as njëri dhe as tjetri nga këto dy vende nuk hyjnë tek më të pasurit e Europës por kanë pasur bujarinë që t’i konsiderojnë seriozisht lutjet tona. E kemi kapërcyer kështu besoj në kohë rekord për pozicionin tejet të difavorshëm nga u nisëm hendekun që hapi në mes të Europës vendimmarrja absurde e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme edhe logjikisht e BE. Si njeri jam ndjerë i indinjuar dhe si europian jam ndjerë i turpëruar, ndërsa si kryeministër i Shqipërisë jam ndjerë më i motivuar se kurrë për të mos lejuar që shqiptarët të ndjehen të përjashtuar nga mundësia për t’u mbrojtur njëkohësisht me europianët e tjerë në këtë luftë botërore me rreziku ne vdekjes. I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë pa asnjë ndihmë nga BE-ja dhe ndryshe nga shembulli i keq i BE-së ndaj Ballkanit ne nuk do ia kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në pritjen dhe në ankthin torturues të fillimit të vaksinimit. Pa diskutim që nuk ia zgjidhim dot krejt këtë hall të madh motrave dhe vëllezërve tanë në anën tjetër të kufirit por nuk do të ngurrojmë tua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për vete.
Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha në spitalin COVID të Prishtinës në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë në Tiranë. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë të komunikojë menjëherë me homologun në Kosovë për të mundur të vendosim sasinë e mundshme për personelin e spitalit COVID të Prishtinës. Sado që as nuk jemi të pasur, as nuk kemi kaluar në këtë det ku vazhdojmë ecim në këmbë, ne shqiptarët nuk e kemi pasur në traditë, nuk mund ta kemi dhe nuk duhet ta kemi kurrë pjesë në mënyrën tonë të të jetuarit as në këtë botë egoiste kthimin e shpinës ndaj tjetrit në nevojë apo kur na bie i njëjti hall me tjetrin”, deklaroi Rama./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Trump heq kufizimet për fluturimet nga zona Schengen, Irlanda dhe Britania e Madhe, Biden kundër: Nuk është koha 0 3

Dy ditë para inaugurimit të demokratit Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Presidenti në largim Donald Trump ka vendosur të heqë ndalimin e hyrjes për udhëtarët nga Zona Shengen, Irlanda, si dhe Mbretëria e Bashkuar, e vendosur në pranverë vitin e kaluar.

Vendimi është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila shpjegon se Presidenti Trump ka nënshkruar një deklaratë të re duke hequr kufizimet e hyrjes për udhëtarët që vijnë nga 28 vendet e Evropës.

“Duke kuptuar që natyra e kërcënimit të paraqitur nga COVID‑19 do të evoluonte me kalimin e kohës, unë drejtova Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimet Njerëzore të më bënin rekomandime në lidhje me vazhdimin, modifikimin ose ndërprerjen e kufizimeve që unë kisha vendosur më parë”, thekson Presidenti Trump në shpalljen e botuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata shpjegon më tej se më 12 janar 2021, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshuan një urdhër, duke detyruar të gjithë udhëtarët që mbërrinin në SHBA nëpërmjet linjave ajrore të paraqisnin prova të testit negativ COVID-19 ose prova se ishin shëruar nga COVID- 19, duke filluar nga 26 janari.

 

 

Sipas Trump, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i ka shpjeguar atij se kërkesa për rezultate negative të testit COVID-19 dhe prova e infektimit në të kaluarën do të parandalojë ardhjen e pasagjerëve të prekur nëpërmjet rrugëve ajore në Shtetet e Bashkuara.

“Nisur nga kjo, Sekretari më ka këshilluar që të heq kufizimet e zbatueshme për Zonën Shengen, Mbretërinë e Bashkuar, Republikën e Irlandës dhe Republikën Federale të Brazilit, ndërsa ka lënë në vend kufizimet e zbatueshme për Republikën Popullore të Kinës dhe Republikën Islamike të Iranit”, vëren Trump, duke theksuar më tej se ai ka vendosur të zbatojë këshillat e Sekretarit dhe të heqë ndalimin e hyrjes për udhëtarët nga Zona Shengen, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, duke qenë se ata janë në përputhje me kërkesat e hyrjes.

Duke u kthyer më 11 Mars, Donald Trump nënshkroi një shpallje që ndalon udhëtarët nga 26 shtetet anëtare të Zonës Shengen të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarisht e quajti COVID-19 një pandemi.

Menjëherë më pas, në mes të numrit në rritje të rasteve me COVID-19, Presidenti Trump nënshkroi një tjetër shpallje, duke kufizuar hyrjen në SHBA për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.

Në atë kohë, ndalimet e udhëtimit u kritikuan nga shumë, duke përfshirë zyrtarë të BE-së, të cilët më vonë mbyllën kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen, duke ndaluar kështu hyrjen e udhëtarëve amerikanë dhe të gjithë udhëtarëve të vendeve të treta në BE dhe territorin Shengen.

Pas njoftimit, Jen Psaki, sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë për Presidentin e zgjedhur Joe Biden, tha se tani nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare, duke përmendur përkeqësimin e pandemisë dhe variantet më ngjitëse të virusit.

“Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, Administrata nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime në 26 janar. Në fakt, ne planifikojmë të forcojmë masat e shëndetit publik rreth udhëtimeve ndërkombëtare në mënyrë që të zbusim më tej përhapjen e COVID-19”, shkroi Psaki në “Twitter”.

 

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Nuk pritej! Kylie Jenner vishet nga stilistët shqiptarë [FOTO] 0 5

Një nga personazhet publike më të njohura në botë, Kylie Jenner, i ka surprizuar të gjithë së fundmi.

Ylli televiziv shfaqet gjithmonë e kuruar në publik apo në rrjetet sociale. E reja tregon se ka shumë stil në veshje dhe nuk i zhgënjen fansat me zgjedhjet e saj.

Kylie ka postuar një video ku pozonte para pasqyrës dhe mbante veshur një palë pantallona dhe bluzë të bardhë, si gjithnjë shumë seksi. E veçanta këtu është se pantallonat e saj janë të stiluar nga stilistë shqiptarë të firmës “Street style jeans”.

Vetë firma ka ndarë videon në rrjetet sociale. Stilistët marrin xhinsa të vjetra dhe i përshtatin me trendet e fundit, madje edhe i personalizojnë veshjet.