Rama ndërpret fushatën pas vdekjes së Bashkim Finos: Nuk kam fjalë… miku ynë i mirë nuk jeton më 0 13

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të politikanit të njohur Bashkim Fino.

Përmes një fotoje krah për krah me Finon, Rama shkruan se ndarja nga jeta e politikanit është i pabesueshëm, por i vërtetë.

Ndërkohë më tej Rama lajmëron ndaljen e aktiviteteve elektorale në nderim të kujtimit të Finos.

Rama:

⚫️ E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë💔

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur🌹

Kujtojmë se deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajturpo ashtu disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fero finalizon projektin e tij më të madh dhe ka një pyetje me rëndësi për fansat 0 5

Fero ka paralajmëruar prej kohësh se ka gati një album të ri, që mban titullin “Goat”. Prej kohësh reperi ka bërë të ditur se këtë vit do e dëgjojmë kudo dhe në fakt fjalën e ka mbajtur. Sot reperi ka njoftuar se albumi i tij është gati dhe ua ka lënë fansave të tij në dorë që të zgjedhin se kur do të publikohet.

Fero ka publikuar foton e kopertinës së albumit dhe përkrah ka shkruar: “Dërgojuni atyre këtë mesazh. Albumin e doni në maj/ qershor?”. Sigurisht pjesa më e madhe e fansave të reperit kanë zgjedhur muajin maj dhe nuk e dimë nëse Fero do e mbajë fjalën dhe do ju plotësojë dëshirën fansave.

Ndërsa sa i përket jetës private, kujtojmë se së shpejti Fero do të bëhet baba i një vajze. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur shumë i lumtur që presin vajzë, edhe pse në fillim mendonte se do të bëhej baba i një djali.

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.