Rama kërkon ‘shfajësim’: Nuk jam engjëll dhe as i rënë nga qielli. Na votoni që t’i zbardhim faqen Shqipërisë 0 18

“Çdo shqiptar ka të drejtë që është mërzitur sot, nuk ka drejtë të jesh i dëshpëruar, por të pakënaqur kanë të drejtë. Puna jonë është larg i të qenit të mbaruar. Ne vërtetë i kemi rritur pagat për mësuesit, policët, mjekët. Ne vërtetë kemi rritur pagën minimale, por këto nuk mjaftojnë. Por pyetja është e thjeshtë, çfarë ilaçi ka mërzia, kur je ende duke ngjitur një tatëpjete, të ulesh, të ndalosh, të kthehesh mbrapa? Jo. Të vazhdosh, të shtrëngosh dhëmbët dhe të ecësh përpara. Vetëm ne e kemi fuqinë për t’u ngjitur. Fuqia jonë për t’u ngjitur vjen nga mbështetja jonë. Pavarësisht pakënaqësisë, mërzisë, edhe pavarësisht të gjitha fjalëve, dokrrave dhe muhabeteve që gëlojnë çdo javë në klubet politike. Janë ata që i japin jetë motorit të ekonomisë që quhet biznesi i vogël, për ta ne jemi këtu dhe për ta është mandati i tretë, sepse qysh sot ata e kanë 0 TVSH dhe taksën për fitimin. Ndërkohë që tabori i dasmorëve kërcënon me taksën e sheshtë dhe grabitjen e së shkuarës, ne i garantojmë që deri në 2029 me PS taksa do të jetë 0 dhe TVSH 0. Ne jemi për t’i thënë atyre që e kanë pagën minimale 300 mijë lekë, kjo bën që të mos shohësh me çudi, kur shihni dhe thoni si ka mundësi, çdo bëjmë ne me 300 mijë lekë, kur ju merrni shumë më tepër. Po, kanë ata të drejtë, prandaj jemi këtu dhe duhet mandati i tretë për ta, që paga minimale të shkoj 400 mijë lekë. Prandaj duhet mandati i tretë, ku në janar të vitit të ardhshëm, ku ata që janë vetëpunësuar, janë punësuar nga të tjerë, qofshin ata në sektorin privat, apo publik, që marrin një rrogë deri në 400 mijë lekë të mos paguajnë më asnjë taksë, për pagën, ata janë 63% e shqiptarëve që punojnë.

Më tej, kryeministri dha arsyet pse sipas tij i duhet mandati i tretë, duke shprehur bindjen se shqiptarët do ta votojnë PS më 25 prill, në mënyrë që sipas tij, “të vazhdojmë t’ia zbardhim faqen Shqipërisë”.

“Porti turistik i Sarandës ka nisur nga puna, ashtu sikundër Porti i Durrësit ka marrë miratimin për masterplanin dhe për fazën e parë. Porti turistik i Vlorës po ashtu. Mandati i tretë është mandati që do të realizojë objektivin tonë për 10 milionë turistë në Shqipëri. Ky është objektivi jonë, i ndërprerë nga pandemia. Por me nisjen brenda 48 orësh të vaksinimit masiv garantojmë që Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar se një vit më parë. Kemi garantuar po ashtu që t’i nxjerrim shqiptarët nga pandemia, në të njëjtën kohë me vendet e tjera, edhe pse Shqipëria u la jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave. Kush i gjeti vaksinat, si i gjeti? Vendi që ka siguruar një sasi vaksinash, që na jep mundësinë të themi se brenda qershorit ne do të kemi vaksinuar gjysmë milioni qytetarë dhe brenda pranverës së ardhshme do të kemi përmbyllur gjithë procesin e vaksinimit. Jo vetëm kaq, ne do sjellim këtu fabrikën e prodhimit të vaksinës. Kush i bën këto? Dhëndri? Që fton njerëzit në dasmë dhe e presin një orë në të ftohtë. Ata që kur shkon te fjala e tretë ju ngatërrohen rrokjet. Me Dash Shehin, me Dulen, me Idrizin, me Mesilën, Nard Ndokën, me kë? Imagjinoni një palë përballë, ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof, pa llogaritur Monikën, Lilon, Saliun.

Mandati i tretë është një mandat për të garantuar përmbylljen e reformës në shëndetësi, me fazën e fundit, autonominë spitalore, për të vazhduar rritjen e buxhetit të shëndetësisë. Mandati i tretë është për t’i dhënë fund dy turneve në shkollë përfundimisht, për të bërë gjuhën angleze që nga klasa e parë, në cdo klasë, dhe për të cuar përpara procesin e rritjes së cilësisë në arsim. Mandati i tretë është që eksportet bujqësore, të cilat janë rritur nga kur i gjetëm me 130 mln dollarë, sot në 400 milionë dollarë, të shkojë në të paktën 1 miliard dollarë. Ashtu si eksporti në peshkim, që ishte 1 milion dollarë dhe sot është 1300 milionë. Ne kemi përgjysmuar importin, sepse kemi rritur eksportin dhe se në tregun e brendshëm ka shumë produkte vendase.

Mandati i tretë është kyç për të gjithë ata që punojnë tokën në Shqipëri. Për të krijuar bujqësinë e sipërmarrjes, të vlerës së shtuar dhe që krijon punësim e që jep mundësi për paga të larta.

Mandati i tretë është për të përmbyllur revolucionin digjital të shërbimeve. Sot që flasim realiteti është i transformuar thellësisht, pasi 95% e shërbimeve ofrohen online, merren nga telefoni në xhep, apo nga kompjuteri në shtëpi.

Mandati i tretë është për ta konsoliduar shtetin e shërbimeve digjitale, duke larguar përfundimisht kontaktet. Ka 1001 arsye për mandatin e tretë dhe janë këto ditë që do na shërbejnë për t’i thënë të gjitha.

Meqë ora po afron, që ne të shkojmë të gjithë në shtëpi, unë dua t’iu them të gjithë shqiptarëve se nuk jam i rënë nga qielli, për shumëkënd kam shumë të meta, për shumë të tjera kam shumë të mira, por një gjë është e sigurt, unë jam këtu bashkë me gjithë ju, jo për veten, por për emrin tim, për trashëgiminë më të rëndësishme që një baba ju lë fëmijëve të vetë, kujtimin e tij, dhe natyrisht për të nderuar të gjithë ata që përpara meje, qofshin të një gjaku si familja, qofshin të një gjaku si shqiptarë, qofshin të dy apo disa brezave më parë, kanë bërë të njëjtën gjë, sepse kanë besuar në të njëjtën gjë, dhe sigurisht që në këtë botë, ku shumëkush mendon se janë të gjithë njësoj, në fakt janë ata që mendojnë ndryshe, që bëjnë diferencën. Unë jam këtu bashkë me skuadrën e PS për ta ndryshuar me se s’bën këtë vend, për të provuar me se s’bën që ky vend bëhet, për të treguar me se s’bën që puna është ajo që vlen dhe ato që sjell puna janë ato që mbeten. Padiskutim që në vetvete as unë dhe askush këtu, apo të gjithë ne bashkë, nuk jemi zgjedhja më e mirë, por në realitetin e jetës së përditshme, më të mirë se ne nuk ka.

Të gjithëve duhet t’iu mjaftojnë ato që kanë parë, ato që kanë jetuar në të shkuarën, që kur t’i shikojnë këta njerëz të së shkuarës, që janë shfaqur tani si një tabor me një dhëndër absurd përpara, t’iu thonë ‘jo’, shans tjetër për ju ‘jo’, shans tjetër për mungesë karakteri në lidership, në sjellje, në vendime, në aksion, të një skuadre që cfarë thotë sot nuk bën nesër ‘jo’, dhe jo sepse ne jemi e keqja më e vogël, po sepse ne jemi e vetmja e mirë. PS më 25 prill do të fitojë shumicën absolute. PS më 25 prill do të realizojë objektivat e saj. PS më 25 prill do të ketë mandatin e tretë, jo për vete, po për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Të gjithë ne së bashku do të bëjmë në katër vitet e ardhshme më shumë se c’kemi bërë në të gjitha vitet tjera së bashku, përfshirë dhe vitet tona këtu, sepse ne dimë të ripërtërihemi, të vetëkorrigjohemi, dhe dimë se nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi engjëj. Ne jemi shqiptar dhe që kur jemi krijuar, kemi pasur të parën Shqipërinë. S’ka më ‘natën e mirë’, por paçi të bardhë natën e bardhë të këtyre 30 netëve të bardha, për atë ditë kur shqiptarët do të vijnë dhe do na japin mundësinë të vazhdojmë t’ia zbardhim faqen Shqipërisë”, përmbylli fjalën e tij kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën 0 1

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

E pyetur nga BIRN mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares Aurora Guska i tha BIRN se kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte. Ajo tha se kërkesa duhej të ishte sekrete. Por Guska pretendon se klientja e saj është e pafajshme për akuzën për të cilën është dënuar dhe kërkon në Apel që dënimi ndaj saj të zbutet.

Melisa njofton projektin e ri muzikor me një dedikim dhe fansat thonë njëzëri: Andi! 0 2

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

Kënga arrit një sukses të madh, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë.

Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta kritikat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjekësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akuzojnë atë për autotune.

Së fundmi, Melisa ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e dytë muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Kjo menjëherë ka sjellë reagime tek ndjekësit të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, janë në një lidhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Madje, në protestën kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.