Rama jep lajmin nga Shkodra: Pas të moshuarve, vaksinohen gratë që punojnë në fasoneri 0 19

Kryministri Edi Rama ka bërë më dijë se sapo të mbarojë vaksinimi i të moshuarve mbi 70 vjeç, procesi do të vijojë me gratë dhe vajzat që punojnë në fasoneri. Gjatë një vizite te një fasoneri në Shkodër kryeministri Rama ka ndarë lajmin me pronarin e fasonerisë, teksa ka premtuar rritje rroge për të gjithë të punësuarit në këtë sektor.

“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon prej 4 ditësh në Shqipëri dhe deri më tani janë vaksinuar 100 mijë persona. Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.