Rama jep alarmin: Do përballemi me një dimër të vështirë, vala e dytë është më e egër (Tregon nëse do ketë mbyllje tjetër) 0 76

Kryeministri Edi Rama tha sot në “Open” se Shqipërinë e pret një dimër i vështirë për shkak se dhe sezoni i gripit është nëpër këmbë.

Kryeministri tha se numrat mund të rriten shpejt, duke bllokuar sistemin për shkak të burimeve njerëzore, por është një skenar shumë i largët.

Ndër të tjera, Kreu i Qeverisë u shpreh se nuk mendon për një mbyllje të dytë, pasi shumë vende që kanë rritje shifrash nuk kanë bërë mbyllje si ajo e para.

Vasili: I pret një dimër i vështirë shqiptarët?

Rama: Po një dimër i egër, dhe vala e dytë siç kanë paralajmëruar ekspertët do jetë më e egër. Deri tani jemi në një situatë që nuk është as mes më alarmanteve në kontinent, as e lehtë, është situatë në kontroll po të shohim numrat dhe kapacitetet. Sezoni i gripit është aktua. Numrat mund të rriten me shpejtësi dhe mund të bllokojnë kapacitetet, sepse s’ka kapacitete s’ka burime njerëzore.

Unë nuk dua të besoj se një mbyllje tjetër e përgjithshme, në fakt edhe vendet e tjera që kanë rritje, nuk bëjnë mbyllje si ato të radhës së parë. Mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, mbajmë maskat dhe distancat, kemi në dorë shumë. Presidenti i porsazgjedhur ka thënë se duke mbajtur maskat mund të shpëtojmë 100 mijë jetë, dhe ndërkohë ka thënë se duhet të përgatitemi për 200 mijë vdekje të tjera.

Është e pamundur që çdo gjë të shkoj vaj me këtë sëmundje. /Newsbomb #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.