Rama iu përsërit kushtin: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë 0 33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve, të cilët i kanë bërë disa herë thirrje që të mos heshti, por të gjej një zgjidhje për shlyerjen e pagave të prapambetura.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se për të nisur bisedimet, naftëtarët më parë duhet të ndalojnë grevën.

 “Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.”-shkruan Rama./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Shqipëria investon më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor”/ Basha: Nuk vazhdohet më kështu! 0 3

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha thotë se Shqipëria është vendi që investon më pak për kujdesin shëndetësor.

63b788fa-5d9e-49cd-84c8-82c5eb6c694b

Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se për 7 vite i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas.

“Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.

Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.

Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha.

0 10

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në Shqipëri të krijojnë një klimë besimi.

“Theksohet nevoja për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar”.

Në të theksohet se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të jenë thelbësore. “Me rëndësi mbetet zbatimi i masave të reformës zgjedhore”,- theksohet në draft raport.

Drafti do t’i nënshtrohet debatit në Komisioinin e Jashtëm dhe në mars 2021 parashikohet të votohet në plenare.

A. Shqipëria ka vazhduar të bëjë përpjekje të vazhdueshme në rrugën e saj drejt BE-së, duke përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare;
B. Duhet pasur parasysh se vendi duhet të vazhdojë të bëjë përparim në konsolidimin e institucioneve dhe procedurave demokratike, në sigurimin e funksionimit të duhur të institucioneve të tij gjyqësore dhe në mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtave të pakicave;
C. Duhet pasur parasysh se përpjekjet e vazhdueshme për reformat kryesore kërkojnë angazhimin e përbashkët të të gjithë aktorëve;
D. ndërsa Komisioni paraqiti një draft kornizë negociuese në 1 Korrik 2020;
1. Mirëpresim orientimin dhe angazhimin e qartë strategjik të Shqipërisë për integrimin evropian, që manifestohen në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e vazhdueshëm të reformave të lidhura me anëtarësimin;
2. Mbështesim thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli;
3. Kujtojmë se progresi në anëtarësim sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjitha fushat themelore, në veçanti nga sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit;
4. Nxisim autoritetet të shtojnë përpjekjet e tyre për të forcuar dialogun politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, duke përmirësuar klimën për pluralizmin e mediave dhe shoqërinë civile/BW