Rama i bindet Erdoganit, presione për të mbyllur shkollat turke 0 53

Gazeta Reforma ka mësuar nga burime se universiteti “Epoka” një ndër më të mirët në vend është bërë pre kontrolleve të shumta të tatimeve dhe presioneve nga policia e prokuroria.

Nisur nga situata e krijuar, kompania “Turgut Ozal Education” sha i është drejtuar disa institcioneve shtëterore si edhe ambasadave të huaja duke shpjeguar se janë vënë nën një presion të vazhdueshëm nga persona të caktuar, pjesë e tatimeve, policisë dhe prokurorisë që kanë synime të cilat shkojnë përtej zbatimit të ligjit.

Në shkresën që i drejtohet Presidentit Meta, kryeministrit Rama si edhe ambasadave, kompania në fjalë thekson se prej disa muajsh ka kaluar një kontroll nag Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila nuk ka gjetur asnjë shkelje.

Ka të dhëna se synimi kryesor është detyrimi për mbylljen e shkollave apo shitjen e tyre tek personazhe të njohur për praktika të tilla në Shqipëri.

Por pse shteti shqiptar ka hapur luftë ndaj Epokës dhe kolegjeve “Turgut Ozal”?

Kolegjet, duke përfshirë edhe universitetin Epoka cilësohen si shkolla që që janë të linjës së lëvizjes “Hizmet” që është themeluar nga Gylen. Ky i fundit është kundërshtar i Erdogan, i cili e ka shpallur organizatë terroriste dhe i akuzon ata për grushtin e shtetit që është bërë para disa vitesh në Turqi.

Erdogan ka nisur një luftë ekstreme ndaj kësaj lëvizje ku në Turqi u ka mbyllur të gjitha shkollat si dhe ka burgosur të gjithë pjestarët e kësaj lëvizje në vend.

Kushdo që është përkrahës i kësaj lëvizje në Turqi nuk e thotë dot hapur pasi e pret burgu.

Kryeministri Edi Rama si mik i ngushtë që është me Erdogan i është bindur urdhërit të tij disa herë që të deportojë mësuesit që dyshohet se janë me këtë lëvizje.

Para disa kohësh është deportuar mësuesi Harun Ccelik, ndërsa u tentua që të deportohej edhe mësuesi tjetër Selami Simsek, por planu u dështoi.null

Në natën që do të dërgohej Simsek për në Turqi në mënyrë të paligjshme janë arrestuar edhe dy gazetarë që kanë qenë në vend ngjarje, Bekim Bici dhe Ariglon Pali.

Duke qenë se lajmi u bë publik, deportimi i Simsek nuk u realizua.

Deportim të mësuesve Turq ka pasur edhe në Kosovë para disa vitesh, ku të gjithë ngritën zëri kundër këtij veprimi pasi cënoi drejtpërdrejt sovranitetin e një shteti si Kosova.

Mbyllja e shkollave

Kolegjet turke në vendin tonë mbahen si institucionet më të mira sa i përket arsimit. Pra në një vend ku arsimi shtetëror është skandaloz, në kemi disa shkolla që janë ajka e shoqërisë sa i përket arsimit dhe vetëm sepse ashtu dëshiron Erdogan, qeveria jonë është gati ti bindet dhe ti mbylli.

Kjo është skandaloze për një shtet, i cili supozohet të jetë Sovran.

Nga mbyllja e këture shkollave me nivel në vendin tonë ajo që humb është shoqëria, pasi Edi Rama dhe Erdogan sot janë në krye të shtetve por nesër nuk do jënë ndërkohë që shkollat kush do që të vijë në pushtet janë aty dhe nuk mund të mbyllen për arsye politike sepse ashtu do dikush apo një tjetër.

Keta shkolla kanë 30 vite që operojnë në Shqipëri dhe janë të shtrira në të gjithë vendin, madje edhe fëmijët e pushtetarëve 90% prej tyre shkollohen në këta institucione.

Kjo tregon vlefshmërinë që ata kanë për vendin tonë.

/gazetareforma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…

 

 

 

“U konstatua i shtrirë në tokë”, policia informacion për vrasjen në Tiranë, pika kontrolli në të gjitha akset 0 5

Policia e Tiranës informon zyrtarisht për atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Behar Sofia, 65 vjeç. Sipas policisë, 65-vjeçari është konstatuar nga shërbimet e Policisë i shtrirë në tokë.

Pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët e Tiranës.

“Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron policia.