Rama flet pas takimit me Macron: 3 pikat kryesore për të cilën diskutuam 0 26

Kryeministri Edi Rama pas takimit të sotëm me Presidentin Francez, Macron, ka bërë një prononcim për mediat, duke zbuluar edhe tre pikat kryesore që janë diskutuar.

Sipas Ramës pikësëpari me Macron kanë diskutuar marrëdhënie bilaterale mes dy vendeve.

Ndërsa dy pikat e the kanë qenë për ecurinë e programit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme.

Projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe Presidenti e mori pas tërmetit.

Rama më tej ka theksuar se po ashtu, një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin elektroenergjitik, si dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat që është një program shumë interesant që do ta zbatojmë së bashku me Agjencinë Franceze të Zhvillimit.

Njëkohësisht shton kryeministri, kanë folur edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi.

Komunikim i Kryeministrit Edi Rama pas takimit sot, me Presidentin francez Macron:

Ishte një ftesë e Presidentit me të cilin kishim disa kohë që nuk ishim takuar. Ai dëshironte të kalonte një drekë pune me mua, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund, edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe Presidenti e mori pas tërmetit.

Po ashtu, një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin elektroenergjitik, si dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat që është një program shumë interesant që do ta zbatojmë së bashku me Agjencinë Franceze të Zhvillimit. Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi.

Kemi folur për planin europian të investimeve për Ballkanin që është tanimë një plan i financuar dhe ku ne jemi aktivisht të angazhuar për të marrë financime për disa projekte të rëndësishme me impakt kombëtar dhe rajonal në transport, në infrastrukturë dhe digjitalizim.

Natyrisht kemi qëndruar gjerë e gjatë në situatën në rajon, në ecurine e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit për procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, për procesin e implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit Rajonal  dhe për tema të tjera, që kanë zenë dhe ato pjesën e tyre të bisedës së gjatë.

-Do jeni ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë për të përafruar qëndrimet e tyre?

-Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë.

– Morët sinjale sa i përket procesit të integrimit?

-Është një proces që vazhdon. Unë e kam  thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidenti i SHBA, Joe Biden i shkruan letër Vjosa Osmanit: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përqëndrohet tek njohja reciproke 0 6

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka shkruar një letër homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmani.

Joe Biden në mënyrë të qartë i ofron mbështetje Osmanit për dialogun me Serbinë, teksa thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse përfundimtare të bazohet tek njohja reciproke.

Po ashtu Biden zotohet se i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Osmanit që SHBA të ndihmojë me vaksina ndaj COVID-19 edhe Kosovën e cila ka probleme në këtë drejtim.

LETRA E PLOTË 

 

Presidentja Osmani pranon letër nga Presidenti Biden: Partneriteti ynë është i rrënjosur në vlera të përbashkëta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e ka uruar në emër të popullit amerikan për zgjedhjen në krye të shtetit.

Presidenti Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Në këtë kontekst, Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

Më tej në letër, Presidenti Biden ka theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë.

Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke .

Meta i përgjigjet Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë. Përgjigjen e merr më 25 prill 0 3

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me incidentin e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, një nga aktivistët e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.
Në lidhje në rastin në fjalë, Rama tha se incidenti s’ka prapavijë politike dhe shtoi se autori, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) është militant i PD.

Por në një foto, të publikuar nga presidenti, autori, së bashku me dy personazhet që dyshohet se kanë qenë në pranishëm në ngjarje, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, shihen në duke drekuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavjaës Redian Krali dhe funksioanrë të tjerë të PD në Kavajë.

Sakaq, Meta i shtron disa pyetje kryeministrit ku i rendit disa nga skandalet që është përfolur PS ndër vite dhe i shkruan: “Unë do të shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

 

 

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?
Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?
Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më

25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”, shkruan Meta.