Rama bën bilancin e Vettingut: Mund të jemi optimistë! Më shumë të larguar e shkarkuar se të konfirmuar, do përgjigjen para drejtësisë 0 22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mban një konferencë për fundvitin duke e nisur me Reformën në Drejtësi dhe bilancin e vettingut.

Rama thotë se ka arsye për të qenë optimistë për të ardhmen sepse sistemi i drejtësisë po pastrohet dhe këto e konfirmojnë shifrat.

Sipas tij, nga 322 individë që kanë kaluar në filtër, 128 janë shkarkuar, 74 janë larguar dhe 118 janë konfirmuar.

Rama garanton se të gjithë ata që s’kanë kaluar Vettingun do të dalin para drejtësisë për ato që nuk i justifikojnë dot, dhe këtë ai e konsideron si kthesë historikë në drejtësi.

 

 

”Dua ta nis me reformën në drejtësi. Me të drejtë qytetarët kanë një pritshmëri të lartë prej shumë vitesh dhe pasi kanë dhënë një kontribut në reformën në drejtësi, kanë dhe një padurim të mirëkuptueshëm për faktin se ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë, dhe drejtësia nuk ka arritur deri në atë pikë të reagimit të saj ndaj llumit dhe zullumit, që të lehtësojë qytetarët.

Thënë këto dua të ndaj me të gjithë faktin se procesi i ndërtimit të një sistemi të ri drejtësie, as sa hap e mbyll sytë, as pa pengesa. Sidoqoftë nëse shohim bilancin, ka arsye për të qenë optimistë për të nesërmen.

Procesi i Reformës në Drejtësi ka nisur me pastrimin e llumit në sistem, nëse shohim shifrat e këtij procesi, atëhere me siguri që ajo që thashë konfirmohet. Pra arsyeja për të qenë optimist për të nesërmen.

Deri më sot në total janë rivlerësuar duke kaluar në filtër 322 individë, nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar se sa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejt, 74 të tjerë të vetlarguar nga ky proces me vetëdijen e pamundësisë për ta kaluar filtrin, 118 janë konfirmuar. 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar.

Shifër domethënëse, kuptimplotë, për të pasur një pamje të thellësisë të pastrimit të sistemit. Ne ndërkohë patjetër që është njëra anë e medaljes.

Tjetra është dhe ajo që është një pyetje e vazhdueshme e qytetarëve, çfarë ndodh me të larguarit. Kaq e thjeshtë qenka? Vetëm pushim nga puna. Ne paralelisht me pastrimin ka vijuar dhe po konsolidohet procesi i ngritjes së institucioneve të reja, ata që nuk kanë mundur të justifikojnë pasuri marramendëse, apo pasuri shumë më tepër mbi mundësitë legale të tyre në pjesën më të madhe do përgjigjen para drejtësisë. Nga përgjigjia para drejtësisë, ata që e morën peng, do të konfirmohet edhe kthesa historike në drejtësi.

Prandaj fjala kyç në këtë proces është durim, durim, sepse bëhet fjalë për të ndërtuar nga themelet njërin prej tre pushteteve që përcaktojnë edhe tre shtyllat e sistemit demokratik. Pushteti gjyqësor. Ne ndërkohë nga ana tjetër paralelisht me pastrimin e sistemit, ka vijuar intensivisht lufta kundër krimit të organizuar, dhe kulmimi ka qenë OFL.”- tha Rama.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk e ka takuar ende mbesën e tij! Kjo foto e babait të Ledrit na preku zemrat! 0 13

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Ditën e djeshme gjyshja e saj Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

Duke qenë se Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë, deri tani as Xheraldina e as babai i Ledrit, Agroni, nuk kanë mundur ende ta mbajnë në krahë.

Ditën e sotme Xheraldina ka ndarë një foto që na ka ngrohur të gjithëve zemrat. Ajo ka postuar një foto të Agroni në zyrë, ku shihet tek pozon krah kopjuterit të tij, ku ndodhet si wallpaper një foto e Poemës.

E pyes: Ku je,me kë je?

Më dërgon foto si përgjigje.”-ka shkruar Xheraldina.

Ku ka si dashuria e gjyshërve!/iconstyle

Një miss i përjetshëm! Nuk keni për ta besuar kur të mësoni se sa vjeçe bën sot Diellza Kolgeci 0 12

Diellza Kolgeci mbetet padyshim një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar. Që nga koha kur është shpallur Miss Kosova në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe thuajse asgjë nuk ka ndyahur tek Diellza. Ajo vazhdon të ruajë ende të njëjtën freski dhe linja trupore perfekte, pavarësisht se tashmë është edhe nënë e një vajze.

Sot Diellza feston ditëlindjen dhe bën 42 vjeçe. Ndonëse shumë vajza e gra mund ta kenë problem ta tregojnë moshën e tyre për Diellzën është tërësisht e kundërta, sepse nuk ka pse t’i “trembet” këtij fakti. Ditën e sotme ajo ka publikuar një nga urimet e vjetra që ka bërë për veten dhe ka treguar se tek ajo nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç faktit se është bërë nënë dhe ndihet më e përmbushur.

“5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem se jam e permbushur sepse jam nena e Helenes Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embela. Ju dua”, ka shkruar Diellza në postimin e saj.

Kujtojmë se në muajin prill të vitit 2018, ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e pagëzuan me emrin Helena.\iconstyle