Qeveria e re/ Kurti me 67 vota, kryeministër i të gjithëve 0 16

Albin Kurti është rizgjedhur për të dytën herë me 67 vota (30 kundër) nga 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës që ishin në sallë. “Nga dita e sotme do të jem kryeministër i tërë qytetarëve të vendit”, tha ai duke falënderuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por ashtu sikurse pritej partitë opozitare nuk e kanë konsideruar si kryeministrin e tyre që ditën e parë.

Natyrisht, ashtu sikurse pritej, qeveria e Vetëvendosjes nuk mund të kishte miratimin e Listës serbe. Ndonëse ka një ministër në qeverinë e re, në ministrinë për Komunitete dhe Kthim që do ta drejtojë Goran Rakiq, folca politike që merr udhëzime nga Beogradi ka pretenduar se asaj i takojnë dy anëtarë kabineti dhe se për këtë shkelje, sipas saj, të kushtetutës ajo do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i ri ka deklaruar para deputetëve: “Ftoj secilin nga ju, brenda dhe jashtë vendit ta bëjmë shtetin që kemi ëndërruar. Kontributin në bërjen e shtetit e kemi obligim të gjithë, sfidat janë të mëdha por edhe aspiratat e mëdha”, ka thënë ai duke mos haruar edhe paralajmërimin ndaj të vetëve: “Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës, sepse ashtu siç u kanë dhënë votën qytetarët, ashtu edhe ua marrin”.

Emrat e kabinetit të ri

Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.

Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

OBSH ngre alarmin: Ngadalësia e vaksinimeve në Europë, e paparanueshme 0 17

Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan të papranueshëm ritmin e  vaksinimeve në Europë.  Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge tha në një deklaratë se ritmi i nagdaltë i vaksinimeve po zgjat pandeminë.

“Vaksinat janë mënyra jonë më e mirë për të dalë nga kjo pandemi. Por lëshimi i këtyre vaksinave është i papranueshëm, i ngadaltë dhe po e zgjat pandeminë”.

Sipas OBSH-së, rritja aktuale e rasteve të koronavirusit në Evropë është shqetësuese.

Rritja aktuale e rasteve të koronavirusit në Evropë është më shqetësuesja për disa muaj”.

Ndërkaq 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson janë shkatërruar në Baltimore të SHBA-së për shkak të një gabimi njerëzor, duke shkaktuar vonesa në dërgesat e SHBA.

Lajmi raportohet nga Neë York Times, duke cituar burime federale. Impianti në fjalë menaxhohet nga Emergent BioSolutions, një partner i Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Përbërësit e dy vaksinave ishin kombinuar gabimisht, duke shkatërruar miliona doza të J&J dhe duke vënë në dyshim dërgesat e muajit tjetër në Shtetet e Bashkuara, të cilat supozohej të vinin nga Baltimore. Autoritetet sigurojnë për vaksinat J&J të shpërndara tashmë në SHBA, sepse janë prodhuar në Holandë.

Blinken, letër për Vuçiç, SHBA i kërkon Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës 0 32

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Serbisë që dialogun me Kosovën ta përmbyllë me njohje reciproke. Këtë e ka parashtruar sekretari i shtetit, Antony Blinken, në një letër dërguar presidentit, Aleksandër Vuçiç.

“Qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara ka qenë të shikojë Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke. Kjo do të kërkojë fleksibilitet, të menduarit përpara dhe një gatishmëri të të gjitha palëve për kompromis. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të çojë përpara të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.”

Nga letra e Antony Blinken, Sekretar i Shtetit i SHBA

Letra ka arritur në presidencën serbe në datën 23 shkurt, por vetëm tani është bërë publike. Vuçiç falënderoi sekretarin amerikan të shtetit duke thënë se përveç pjesës së njohjes reciproke me Kosovën, mesazhi ishte kuptimplotë dhe i mirë në të gjitha aspektet e tjera.

Presidenti serb tha se përgëzoi Blinken për emërimin në postin e rëndësishëm të administratës së Shteteve të Bashkuara dhe se i ofroi bashkëpunim lidhur me një sërë çështjesh. Ndër të tjera vlerësoi tej mase faktin që kreu i diplomacisë amerikane i shkroi diçka me dorë në fund të letrës.