Qëlloi me armë në ajër pas konfliktit në familje dhe kanosi policinë, pranga të riut nga Durrësi 0 56

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se pas një konflikti familjar qëlloi me armë në ajër. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.D., banues në Maminas. Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në vendngjarje janë afruar shërbimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim shtetasi R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata.
Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l./balkanweb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jetesa në Korenë e Veriut, Kim Jong-un e pranon: Po përjetojmë një situatë të tensionuar 0 16

Si rrallëherë, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar se situata ushqimore në vendin e udhëhequr prej tij është e tensionuar.

Kështu të paktën ka deklaruar mediat shtetërore në Veri, ku thekson, se alarmi është dhënë duke pasur parasysh edhe ‘zinë e urisë’ që kaploi vendin në 1990, e situata ishte vërtetë alarmuese. Koreja e Veriut, vuan nga një mungesë sistematike e ushqimit, e në vitin e fundit, përshirë pandeminë dhe përmbytjet e shumta, situata është bërë akoma dhe më e vështirë.

Duke folur në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, sipas agjencisë zyrtare KCNA, Kim tha se ekonomia është përmirësuar këtë vit, me prodhimin industrial me 25% krahasim me vitin e kaluar.

“Situata ushqimore e njerëzve po tensionohet pasi sektori bujqësor nuk arriti të përmbushë planin e tij të prodhimit të drithërave për shkak të dëmtimit nga stuhitë e vitit të kaluar”, mësohet të ketë thënë Kim.

Heqja e kufizimeve nga BE, Manastirliu: Lajm i shumëpritur, shenjë që po shkojmë drejt normalitetit që dëshirojmë! 0 18

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për të hequr kufizimet e udhëtimeve për tre shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manastirliu e cilëson këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur.

Më tej ajo shton, se ky vendim, është një ogur i mirë që shpejt po shkojmë drejt një normaliteti që të gjithë dëshirojmë.

Ministrja gjithashtu, gjeti rastin të bënte një apel për të gjithë qytetarët, duke i kërkuar të mos ulim vigjilencën në “këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.

“ Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë: