Pushimet e Luanës po shkonin për mrekulli derisa upsss, ndodhi një incident! 0 47

Mbarimi i sezonit të katërt të “Shiko kush LUAN”, e gjeti Luana Vjollcën larg Shqipërisë. Si për t’u bërë bisht ditëve të ftohta të dimit, moderatorja zgjodhi të pushojë në Dubai, vend të cilin shumë personazhe e kanë përzgjedhur si destinacion në këtë kohë pandemie. Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Vjollca ka treguar se si gjithcka po shkonte për mrekulli, derisa ndodhi një incident i vogël. Upssss, ajo shkatërroi makinën në mes të shkretëtirës.

🙈
😂

“Gjithcka po shkonte për mrekulli, derisa shkatërrova makinën time të kuqe mes shkretëtirës dhe përfundova me blunë, të cilës s’më lanë t’i jepja më ”, shkroi Luana. Gjate këtyre pushimeve, Luana ka provuar një nga eksperiencat më unike, që e ka konsideruar edhe si çmendurinë më të madhe të jetës. Ajo u hodh nga një ndërtesë shumë e lartë, gjë që i fali emocione e adrenalinë pafund. Moderatorja ndau me ndjekësit e saj çdo hap të kësaj eksperience dhe përkrah videove të postuara në Instagram shkroi:“Luanët nuk kanë frikë”


Postimet rreth udhëtimit në fjalë kanë qenë të shumta. Para pak minutash, krahas një seri fotografish nga shkretëtira, Luana shkruan;

“Mbreti i xhunglës”/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Kisha frikë, nuk merrja frymë’’, Kendall rrëfen betejën me ankthin “Kisha frikë, nuk merrja frymë’’, Kendall rrëfen betejën me ankthin 0 12

Tashmë janë të shpeshta rastet kur të famshmit flasin hapur për problemet e tyre me shëndetin mendor duke motivuar dhe të tjerët për të ecur para.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Kendall Jenner, e cila në një bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor foli për betejën e saj me ankthin.

“Dy ose tre vjet më parë fillova vërtet të kisha sulme paniku shumë, shumë të këqija”, zbuloi Jenner.

“Kisha frikë kur bija në gjumë, ndjeja rrahje të mëdha zemre. Nuk merrja dot frymë”.

Duke marrë parasysh ndikimin që të famshmit kanë te njerëzit e shumtë që i ndjekin, rrëfime të tilla janë inspiruese për ata që kanë kaluar ose po kalojnë një betejë me ankthin ose depresionin.

I ftoi në emision, moderatorja shokon me deklaratën: Dyshja e ‘Përputhen’ më kërkuan 5 mijë EURO për një intervistë! 0 12

Moderatorja Aulona Musta ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Pardon My French”. Aulona tregoi se do të vijë së shpejti në ekran me një projekt të ri të llojit Late Night Show.

 

Programi do të transmetohet një herë në javë, do të përfshijë showbiz por edhe fitness. Më tej, Aulona zbuloi se një ndër çiftet e krijuara në “Përputhen” i ka kërkuar 5 mijë euro për vetëm një intervistë.

 

“Një ndër çiftet më thanë vij në emision por 5 mijë euro kemi intervistën që të vijmë. S’po i themi se kush janë, janë një ndër çiftet. Kanë të drejtën e tyre por mesa duket nuk e kuptojnë se si funksionon tregu”, tregoi moderatorja.