Pse të gjithë janë fiksuar pas “Përputhen” dhe “Love Story”? Si e shpjegon psikologjia 0 14

Aktualisht në Shqipëri janë huazuar pjesërisht patenta nga jashtë dhe janë vendosur në dy ekranet e televizioneve kombëtare, Tv Klan dhe Top Channel, të programeve që quhen ndryshe “dating shows” ku në epiqendër vihen historitë e dashurisë dhe sigurisht drama.

Dukshëm, programet kanë shkaktuar një kërshëri shumë të madhe në rrjet duke marrë parasysh numrin e madh të klikimeve dhe etiketimet që qarkullojnë kudo në web për këto programe.

Por çfarë thotë psikologjia për këtë fenomen?

Sipas shkencës që studion mendjen dhe sjelljen, ka disa arsye pse natyra njerëzore tërhiqet nga këto dating shows:

1-Sepse dashuria gjithnjë shkakton interes te ne

2-Edhe pse shpesh ka sjellje të gabuara, ne mësojmë nga debati që të mos sillemi njësoj në jetë

3-Këto programe shkaktojnë një lloj interesi të veçantë dhe dëshirë për të përjetuar dashurinë

4-Na tërheq drama

5-Na afrojnë më shumë me komunitetin, pasi gjendemi në hallet e të tjerëve duke i diskutuar pa u ndjerë keq

6-Na japin një mundësi të harrojmë problemet tona

7-Sepse me anë të gabimeve të tyre, heqim edhe fajet nga vetja. Të gjithë jemi njerëz./Insajder/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mendoja ‘ku është gabimi im”, Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë 0 16

Aktorja e njohur Ema Andrea ka dhënë një intervistë për ‘DW’ ku ndër të tjera ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale dhe se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim.

Aktorja shton se: “Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja.”

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë.

Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”.- tregon Ema në një intervistë për DW.

Koronavirusi i merr jetën artistit të njohur korçar, babai i nënkryetares së bashkisë 0 10

Një tjetër lajm i trishtë nga koronavirusi në vend. Virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën artistit të njohur korçar, Naum Terova.

Terova ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në moshën 73-vjeçare, ndërsa ka qënë prej ditësh i shtruar në pavionin e pneumologjisë të Spitalit Rajonal Korcë.

Terova nuk ka mundur të mposhtë këtë virus, duke lënë një boshllëk te madh për qytetin, pasi ishte një nga personalitetet e shquara dhe të njohura në qytet e më gjerë.

Terova është babai i nënkryetares së Bashkisë Korcë, Benila Terova.//B.W