Protestuesit shtrihen para kryeministrisë me duart mbi kokë dhe bëjnë gjestin simbolik 0 82

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur dita e 5 e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Policia kishte zbarkuar në Kryeministri me idenë se qytetarët do të nisnin prej aty protestën e tyre, por këtë herë ata ndryshuan taktikë. Protesta nisi në sheshin “Skënderbej” dhe prej andej të gjithë bashkë marshuan drejt godinës së kryeministrisë.

Si fillim ata debatuan me policinë, sipas së cilës nuk lejohen grumbullimet mbi 10 veta dhe kërkoi që qytetarët të shpërndaheshin. Mirëpo të vendosur për t’i shkuar çështjes deri në fund, ata nuk janë shpërndarë dhe kanë vazhduar protestën e tyre të qetë. Këtë herë nuk kishte as përplasje me efektivët, por vetëm thirrje për largimin e Ardi Veliut dhe reformimin e policisë.

Nga ana tjetër disa protetsues tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me një gjest simbolik. Ata u shtrinë në trotuar me duart mbi kokë, si simbol i dhunës që ushtron policia, që mori dhe jetën e një të riu./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendet ku u vranë 4 protestuesit më ’21 janar’ 0 7

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin ‘’’Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë.

Po sot Rama shpalli 4 viktimat e ’21 janarit’ në 10-vjetorin e ngjarjes ‘’Dëshmorë të Atdheut’’.

Ai kërkoi besim se drejtësia do të bëjë drejtësi për 21 janarin edhe pse diçka e tilë prej vitesh mungon.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Tani u kuptua gjithçka! Fero dhe Morena konfirmojnë atë që të gjithë po prisnim prej kohësh 0 8

Në dhjetor Fero u rikthye sërish në Instagram pas një mungese të gjatë. E para që nxitoi t’i uronte rikthimin reperit ishte Morena Taraku.


“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar sot edhe vetë këngëtarët.

Ata kanë publikuar në Instagram foto në të cilat shfaqen të veshur “matchy-matchy”. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero. Ata nuk kanë dhënë asnjë detaj, ndëkohë që Morena i ka komentuar Feros në postim: “Dhe…”, shoqëruar pas me emojin e një bombe. Siç duket ky bashkëpunim do të jetë shumë i fortë dhe tani thjesht do të na duhet të presim për të mësuar të tjera detaje.

Kujtojmë se sot Fero paralajmëroi edhe një bashkëpunim tjetër. Ai ndau me ndjekësit një foto në Instagram, duke i informuar se po sjell një këngë me reperin E7. Ndërkohë disa javë më parë u raportua se Genta Ismaili dhe reperi Fero po sjellin një duet dhe nuk dimë ç’të presim nga ky kombinim. Ata kanë realizuar edhe klipin e këngës dhe është thjesht çështje kohe që bashkëpunimi i tyre të publikohet./iconstyle