Protestat për Klodian Rashën në Tiranë, Avokati i Popullit: Indinjata për vrasjen e të riut e përligjur, por brutaliteti dhe shkatërrimi janë të papranueshme 0 23

Institucioni i Avokatit të Popullit në një reagim zyrtar ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë lidhur me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë.

Avokati i Popullit thotë se indinjata është e përligjur dhe duhet të garantohet e drejta e protestës, por nga ana tjetër duhet të shmangen konfliktet.

Sipas institucionit, brutaliteti dhe shkatërrimi janë të papranueshme teksa kërkon që të mënjanohen episodet e dhunshme të shfaqura herë pas here.

Një shqetësim të veçantë Avokati i Popullit e ka për shoqërimin e disa të miturve nëpër komisariate ku kërkon respektim të procedurave të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur pasi ka konstatuar mungesë respektimi.

 

NJOFTIMI NGA AVOKATI I POPULLIT

AVOKATI I POPULLIT REAGON NDAJ NGJARJEVE TË FUNDIT NË KRYEQYTET
Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim ngjarjet e ditës së djeshme dhe sotme ku janë shënuar përplasje midis një numri të madh qytetarësh që protestojnë për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe forcave të rendit.
Ekipe të Avokatit të Popullit kanë qënë dhe ndodhen në terren për të inspektuar nga afër gjithçka që po ndodh e për ta referuar atë më pas me paanësi.
Në këtë situatë, institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, bën thirrje për vetëpërmbajtje, maturi nga ana e qytetarëve por edhe nga ana e Policisë së Shtetit të garantohet e drejta e qytetarëve pēr të protestuar paqësisht.
E drejta e çdo qytetari për të protestuar në përputhhje me ligjin nuk mund të cënohet vetëm për faktin se të tjerë nuk e ushtrojnë atë në përputhje me parashikimet ligjore. Përsa Policia ka të drejtë të mos lejojë e parandalojë veprimet e dhunshme, ato duhet të jenë të drejtuara vetëm ndaj dhunës.
Indinjata e qytetarëve për vrasjen e të riut 25 vjeçar është e përligjur megjithatë, brutaliteti, apo dhe shkatërrimi nuk janë të pranueshme.
Avokati i Popullit bën thirrje për qetësi dhe të gjenden rrugët alternative në mënyrë që të mënjanohet konfliktet.

U urojmë shërim të shpejtë protestuesve dhe policëve të plagosur në krye të detyrës dhe bëjmë thirrje për të shmangur ekspozimin dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj situatave të rrezikshme.

Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve të tjera vendase dhe ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës.
Avokati i Popullit mbetet në ndjekje konstante të situatës dhe do të përditësojë qëndrimet e tij edhe në vijim, sikurse që nga dita e parë.

 


Institucioni i Avokatit të Popullit është vënë në dijeni, nga mediat online, por edhe shoqëria civile dhe organizata të saj, lidhur me shoqërimin e disa të miturve nga forcat e Policisë së Shtetit, pjesëmarrës ose në mënyrë rastësore të pranishëm, në protestën e zhvilluar dje në kryeqytet.
Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, Avokati i Popullit filloi procedurën e hetimit administrativ të shqyrtimit të çështjes me nismën e vet, për rastin në fjalë.
Avokati i Popullit shpreh shqetësimin institucional, se në mënyrë të përsëritur, vërehet mungesa e zbatimit të rregullave, procedurave dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, për shoqërimin/ndalimin e të miturve nga forcat e rendit.
Sjellim në vëmendje të autoriteteve, se:
👉fëmijët duhet të trajtohen në atë mënyrë, që promovon ndjenjën e tyre të dinjitetit njerëzor dhe vlerave, që lehtëson riintegrimin e tyre në shoqëri (të miturit në konflikt me ligjin), që pasqyron interesin më të lartë të fëmijës dhe, merr parasysh nevojat e moshës, pavarësisht rrethanave.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm, që lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit.
👉Zbatimi i saj në praktikë, ndër vite ka qenë puna dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktorëve publikë dhe jo publikë, por jo vetëm, edhe organizatave ndërkombëtare, institucioneve të pavarura, institucioneve të Bashkimit Evropian, për përmirësimin e kuandrit ligjor në vazhdimësi, organizimin e trajnimeve të ndryshme, për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve, që janë në shërbim të drejtpërdrejtë me fëmijët, organizimit të fushatave ndërgjegjësuese, ngritjes së institucioneve të reja për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve.
Avokati i Popullit dhe KMPDF në vijëmësi kanë rekomanduar marrjen e masave nga ministritë e linjës dhe institucionet shtetërore, për informimin e të gjitha strukturave përgjegjëse për ushtrimin e detyrimeve dhe përgjegjësive në zbatim e legjislacionit të mbrojtjes së fëmijës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur!
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve
#AP
#KMPDF

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fatjoni e quan ”fëmijë të llastuar”, ja si i kthehet Trejsi Sejdini! [FOTO] 0 6

Fation Kuqari, pas sherrit banal i cili degradoi në të shara e për pak në dhunë fizike me Erin, një nga konkurrentët më të rinj të “Për’puthen”, u largua përfundimisht nga emisioni pa u përputhur me asnjërën prej vajzave.

Ditën e sotme Fationi i ka shkruar Trejsi Sejdinit në “Ask me a question” në Instagram: “O fëmijë i llastuar”.

Modelja ka zgjedhur t’i publikojë emrin Fationit e madje e ka përshëndetur me një video ku në plan të parë vihet re gjoksi dhe i shkruan: “Bebwww pra”.

-640-0-6010162786b92.jpg

Rama zbulon historinë e pazakontë me mashtruesin në Bashkinë Tiranë: Dikush bëri foto me mua dhe hiqej si… 0 9

Teksa foli sot për herë të parë për përgjimet e antimafias italiane për mafian e Ndragheta-s, ku të përfshirë ishin edhe eksponentë të lartë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet që në përgjime janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Për ta ilustruar bindjen që përgjimet e publikuara në mediat italiane nuk vërtetojnë bashkëpunimin e elementëve të mafies italiane me zyrtarë të bashkisë apo policisë, Rama risolli në kujtesë një histori aspak të zakontë nga koha kur ishte kryetar bashkie.

Ai tha se një mashtrues bëri një foto me të në dalje të ish-Kinema Dajtit dhe me këtë foto kërkonte firmë nga pronarë tokash, me pretendimin që ishte kushëriri i Edi Ramës.

“Kur unë isha kryetar i bashkisë së Tiranës njëri që kishte bërë një fotografi me mua në dalje të ish-Kinema Dajtit, mbas një takimi partie, me atë fotografi me mua shkonte dhe kërkonte nga pronarët e tokës që t’i jepnin firmën se ishte djali i tezes që unë nuk e pata kurrë. Një mashtrues. E ça lidhje ka kjo?!”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)