
11 persona janë plagosur gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditës së sotme në Tiranë, që nisi për shkak të vrasjes së 25 vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 8 policë dhe 2 protestues janë të shtruar në spitale pasi kanë lëndime në pjesë të kokës dhe trupit, që i morën gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku njëri nga efektivët rrezikon të hymbasë dhe syrin dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale te Spitali Francez . Efektivi i policisë që rrezikon njërin sy gjatë goditjes nga protestuesit i ka hyrë një copë xhami në sy. Ai pritet që nga çasti në çast të futet në ndërhyrje kirurgjikale te Spitali Francez.
Efektivi është 36 vjeç dhe ka pësuar çarje të korneas të syrit me xham dhe ndodhet në gjendje të rende.
“8 punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze ku rrezikon të humbasë syrin. Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues ne gjendje te stabilizuar. Ndërsa ne Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale te Spitali Francez”, tha Ministria e Shëndetësisë
Edhe policia e Shtetit tha se janë plagosur 9 efektivë policie, ndërsa bëri thirrje që organizatorët e kësaj protestë të bëjnë thirrje për ndalimin e dhunës. Policia shprehet se janë bërë të gjithë përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve, ndërsa tha se vrasja e 25-vjeçarit nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër ndaj policisë por dhe shkatërruar pronën private./shqiptarja.com