Protesta në Shkodër, Policia: Është plagosur një efektiv, u shkatërrua… 0 36

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë ka vijuar sot në Shkodër, ku bastis dhe u dogjën disa materiale të selisë së PS.

Lidhur me protestën e kësaj të shtune ka reaguar Policia e cila njofton se si pasojë e hedhjes së sendeve të forta në drejtim të policisë është plagosur një efektiv i policisë.

Policia bën me dije se pjesëmarrësit në tubim kanë dëmtuar me sende të forta  godinën e  PS  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

“Gjatë tubimit të paligjshëm të zhvilluar sot në orën 11:00, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate marshimit kanë ndaluar ne rrugen Willson. Pjesmarrësit në tubim kanë demtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës. Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, shkruan policia./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me ‘guxim 0 3

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.