”Produksioni ishte në dijeni”, Tea zbulon të vërtetën e lidhjes me Beartin dhe Andin: Ka ardhur koha ta merrni vesh të gjithë… 0 28

Pas publikimit të fotove të saj me Beartin, ka reaguar Tea përmes një videoje të publikuar në Youtube. Ajo ka sqaruar se produksioni ishte që në fillim në dijeni të lidhjes së saj me Beartin.

“Meritoni të gjithë një shpjegim, kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin por jo, nuk e kam tradhtuar Andin. Mbaj përgjegjësi përpara të gjithë atij publiku që na ka mbështetur, na ka dashur dhe ju kërkoj falje, ju kërkoj shumë ndjesë. Sa e vështirë është të gjesh fjalët e duhura dhe të shprehësh gjithçka që ke në kokë dhe që ndjen. Ka ardhur koha të dini të gjithë të vërtetën. Historia ime ka nisur gjatë takimit në “Për’puthen” te ajo mobileri, ku na është ngjallur një interes i pashpjegueshëm për njëri-tjetrin. Nuk e kishim idenë se çfarë do të vinte më pas. Mesin e nëntorit vendos të ndërmarr një udhëtim për në Kosovë. Edhe për këtë produksioni ka qenë në dijeni, për udhëtimin tim ku takova Beartin. Ka qenë në dijeni Olsa, Arjani jo. Produksioni ka qenë i informuar prej meje, e kam treguar që kisha komunikim me Beartin. Pas kësaj nuk dija si të veproja, ndjeja një përgjegjësi morale, ligjore, sigurisht edhe respekt ndaj produksionit. Andi gjithashtu ka qenë i informuar, edhe ai u gjet në këtë situatë, nuk kishte çfarë të thoshte. Të dy nuk dinim çfarë të bënim, çfarë drejtimi t’i jenim, thjesht ndenjëm dhe pritëm. Sepse për njerëz që ishin larguar nga emisioni, ishte përmenduar gjoba, ndjekja ligjore, gjyqi dhe kjo na bëri të mos kishim kurajo për të ndërmarrë vendimet tona personale. Kalonin javët dhe prisnim të na largonin. Dilnim për inerci, pyesnim gazetarët na thoni ndonjë temë për çfarë të flisnim. Jemi munduar që të jemi korrektë me të gjitha, harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta prej moshës, ndoshta prej mungesës së informacionit, se si mund të veprosh në situata të tilla, ndoshta prej të gjendurit vetëm”.

Më tej shton se publikimi i fotografive erdhi prej tyre dhe ishte i qëllishëm.

“Harruam që po ju gënjemin ju, po gënjenim një popull të tërë, harruam që po ju gënjenim ju që na deshët. Unë dhe Andi kemi dashur të largohemi që prej mesit të dhjetorit, ndoshta dhe pak më herët, kemi dashur të dilnim jashtë, të vazhdonim jetët tona, si dy miq shumë të mirë që në fakt jemi, secili në drejtimin evet. Kjo histori u zgjat deri në fund të janarit dhe ne vendosëm të mos ishim më pjesë e kësaj loje. Nuk po na e mbante më shpirti, unë ndihesha si e burgosur që s’isha dënuar. Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek, me një publik që jetoi me ne gjatë atyre muajve të emisionit. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën me Beartin me qëllim, sepse pavarësisht reagimit që do merrnim, kërcënimeve, ofendimeve, për hir të sinqeritetit, jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndihem e lumtur, e çliruar që më në fund do e jetojmë jetën tonë ashtu siç duam ne”, përfundoi Tea.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U pendua? Jasmina tregon të vërtetën për Andin dhe më pas e fshiu! 0 12

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani u larguan disa ditë më parë nga “Për’puthen” me kushtin e vetëm të produksionit, që të vazhdonin njohjen jashtë.

Nisur nga postimet në Instagram, dyshja na la të mendonim se ata janë zyrtarisht çift e madje bashkëjetojnë në një shtëpi.

Pikërisht kur menduam se më në fund ish-konkurrentët gjetën qetësi e dashuri në krahët e njëri-tjetrit, Jasmina na ka lënë pa fjalë me postimin e fundit.

Bukuroshja brune ndau një video TikTok-u që përkthehet si një mesazh i hapur për Andin: “Ndreqa një zemër që nuk theva, më pas ata më thyen timen…”

Mos sapo na tha që ajo dhe i riu nga Kosova janë ndarë pasi ky i fundit e ka lënduar Jasminën?!
Kjo nuk dihet me siguri, por dimë të themi që ish-konkurrentja është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë brenda pak minutash. Megjithatë Afterparty.al ka arritur ta sigurojë një screenshoot të postimit!

“Miliona euro u hodhën për blerje votash nga bandat kriminale”, Lefter Maliqi: Socialistët të ngrihen kundër këtyre hajdutëve, grabitën zgjedhjet 0 12

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë përpara parlamentit, ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të maxhorancës, në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Maliqi thekson se miliona euro janë hedhur për të blerë votat nga bandat kriminale, kurse shton se socialistët e ndershëm duhet që të ngrenë krye kundër këtyre hajdutëve, që sipas tij, kanë grabitur zgjedhjet.
Motoja e këtyre ka qenë që të marrin pushtetin me dhunë e me grykën e pushkës. Zgjedhjet u fituan nga organizata kriminale. Socialistët të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Miliona euro janë hedhur, nga bandat kriminale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, që vohdnë shqiptarët e ndershëm, e këta nuk ishin zgjedhje të lira, por të grabitura nga Rilindja. Njerëzit e ndershëm duhet të ngrihen kundër banditëve që morën pushtetin me dhunë e me para, duke blerë popullin e varfër shqiptar”, u shpreh Maliqi.