Prodhohet vaksina e parë kundër COVID-19, ofron 90% mbrojtje 0 23

Në kohën kur Europa duket se po kalon valën e dytë të pandemisë së koronavirusit vjen një lajm shpresëdhënës. Prodhohet vaksina e parë antiCovid-19 që ofron 90% mbrojtje.

Një analize paraprake tregon se vaksina më e re e Covid-19 mund të parandalojë në 90% infektimin e qytetarëve.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech e kanë përshkruar ditën e sotme si ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe nuk janë ngritur shqetësime për sigurinë e saj shkruan BBC.

Kompanitë po planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit.

Vaksina përdor një qasje plotësisht eksperimentale që përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit për ta trajnuar sistemin imunitar.

Do të duhen dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh, dhe, sipas kompanive farmaceutike, njerëzit do të jenë të mbrojtur një javë pas dozës së dytë.

Vaksina është testuar në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi.

Pfizer beson se do të jetë në gjendje të sigurojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard deri në fund të vitit 2021.

Kjo vaksinë shihet si mënyra më e mirë për të dalë nga kufizimet që janë vendosur në të gjithë jetën tonë.

Aktualisht, janë dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate./ Opinion.al #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

S’kanë fund largimet nga strukturat e LSI-së, jep dorëheqjen kryetari i Vaqarrit, koordinator i Tiranës: Ndihem i fyer nga mosmirënjohja dhe arroganca që kam marrë në këmbim 0 8

Vazhdojnë largimet nga strukturat e LSI, me drejtuesit që japin dorëheqjen pasi shprehen të pakënaqur për ato çfarë kanë marrë në këmbim për kontirbutin e dhënë.

127166988_860994141341944_722352697371602246_n_1.jpg

Pas largimit të kryetarit të LSI në Laprakë Gentian Arapaj dhe kreut të LRI Qamil Nureci, së fundmi është larguar edhe ish-kryetari i LSI në Vaqarr, koordinator i qarkut të Tiranës, Olger Sanxhaku.

Sanxhaku ishte pjesë e strukturave të LSI që prej 15 vitesh, duke e filluar si anëtar në vitin 2006, kryetar i njësisë administrative Vaqarr në 2017 dhe duke e përfunduar në vitin 2020 si koordinator i qarkut të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sanxhaku shprehet se kontributi i tij në këtë parti nuk është vlerësuar, ndërsa shton se në këmbim të gjithçkaje ka marrë vetëm mosmirënjohje dhe arrogancë.

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Monika Kryemadhin: Jap dorëheqjen! Ndihem i fyer! 0 10

Kryetari i LSI-së në Laprakë Gentian Arapi, ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë nga partia e Monika Kryemadhit. Për 6 vite shkuan ai kjo njësi mori rezultate të paarritura më parë, por besimi i tij, i familjarëve dhe i gjithë njerëzve që e mbështetën u thye përballë arrogancës.

“Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja”, – shkruan Arapi ndër të tjera.

“Me shumë përkushtim dhe besim përgjatë këtyre 6 viteve kam dhënë kontributin tim në strukturat e LSI së Laprakës. Jam njohur me shumë anëtarë të vjetër dhe të rinj që ashtu sikur unë kanë dhënë shpirtin në ngritjen e këtyre strukturave dhe kanë punuar pa interes krah meje duke më besuar për një të ardhme më të mirë të këtij komuniteti.

I jam mirënjohës secilit prej jush për punën dhe vendosmërinë që keni treguar në fushatat që kemi bashkëudhëhequr dhe ju falenderoj përzemërsisht që keni besuar tek Genti.

Në të dy fushatat e zhvilluara, LSI Njësia 11 Laprakë, ka marrë rezultate të paarritura më parë dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm për punën e palodhur, angazhimin natë e ditë dhe përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë të gatshëm për të mbushur sheshe dhe salla për të dalë ballëhapur ndaj kauzave tona.

Ndihem i fyer që mesa duket gjithë kjo punë dhe ky angazhim i painteres i imi personal, i familjarëve të mi dhe i të gjithë njerëzve që më kanë mbështetur, i secilit prej jush, thyhet përballë një arrogance të pakuptimtë.

Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja.

Sigurisht që si individ nuk jam rritur në LSI, por kam njohur shumë të rinj që angazhimin e tyre të parë e kanë besuar tek ne dhe për ju që më njihni dhe keni dëgjuar për mua ju them se me keni përsëri pranë jush për çdo shqetësim apo gëzim tuajin.

Mirënjohja dhe respekti im për ju të dashur simpatizantë, për punën tuaj, përkushtimin dhe mbështetjen që me keni dhënë ndër vite nuk do të zbehet asnjëherë, pasi në fund, ajo çfarë mbetet është njeriu dhe jo ambicia për pushtet.

Me respekt Genti!”, – shkruan ai në rrjetet sociale./lajme.al