Problematikat e mësimit online, ankesat e studentëve: Pedagogët na ngelin për mungesa, tarifat ende të larta! 0 48

Studentët në të gjithë vendin vazhdojnë që të shprehin ankesat për problemet që po u shkakton dështimi i mësimit online.

Që në momentin kur Ministria e Arsimit dha vendimin se edhe për këtë vit akademik studentët do të vazhdojnë mësimin online, shumë prej tyre madje dhe shumë pedagogë u shprehën kundër.

Ishin të shpeshta ankesat që nuk mundësojnë dot internetin dhe se mësimi online nuk është efektiv, por askush nuk i dëgjoi.

Madje, si për ironi, ministria vendosi që edhe kjo pjesë tjetër e viti akademik të zhvillohet online.

Sakaq Ministria e (Ç)Arsimit nuk i dëgjon dhe as nuk i merr për bazë ankesat e studentëve, por problematikat dhe penalizimet ndaj tyre po shtohen çdo ditë e më shumë, nga të gjitha universitet në vend.

Duke mos patur asnjë rrugë tjetër, studentët kanë drejtuar disa ankesa në redaksinë e Gazetës Reforma, por gjithashtu shohim mbi 10 ankesa të tilla edhe në faqen “Studentët Denoncojnë”.

Shumë prej tyre frikësohen të flasin publikisht nga frika se i ngelin, por në prononcim për gazetën ata tregojnë se një nga problemet kryesore që po hasin me afrimin e sezonit të provimeve është numri i lartë i mungesave.

Një studente e Universitetit të Tiranës në programin master, ka treguar se pedagogët  po penalizojnë studentët për mungesa, kur një pjesë e mirë nuk kanë mbulim interneti në zonat e tyre ose nuk kanë mundësi të paguajnë.

Sipas kësaj studenteje, për këtë shkak nuk futen në provim edhe shumë studentet që janë ekselentët, ndërsa ka pedagog që nuk japin fare mësim.

Pavarësisht këtyre mangësive kaq të mëdha, studentja shprehet e revoltuar, se në fund u kërkohet pagesa e plotë e tarifës, kur nuk kanë marrë asnjë shërbim.null

Në fakultetin tonë shumë pedagog na kërcënojnë për mungesat duke thënë se nuk do hyni në provim sepse keni plotësuar numri e lejuar të  mungesave, dhe ky problem po prek të gjithë studentët, disa prej tyre ekselent. Nuk po e kuptoj çfarë duan më këta nga ne?! Lekët i duan, lekë për provime po, ndërsa mësimin nuk ta japin as në klasa online.

Gjithsesi për ne që kemi të bëjmë me lënë në laboratorë mësimi online nuk është as 1% efektiv. Nuk kanë fare të njerëzishëm as në këtë lloj situatë kur na duhet të punojmë për të paguar në fund masterin 2 milionë lekë… Ndërsa vazhdojmë të mbajmë shtëpitë me qira sepse  këta nga momenti në moment mund të kthejnë në auditore dhe nuk kemi më mundësi”, ka deklaruar studentja e fakultetit të Shkencave Sociale.

Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe një studente në Universitetin e Durrësit. Ajo tregoi se shumë  shokë të saj, por edhe ajo vetë, vijnë nga zona të thella ku interneti nuk ka askes.

Ndërsa një tjetër problem është edhe çrregullimi i programit “Classroom”. Sipas saj, aksesojnë mbi 20 studentë njëherësh programi bllokohet dhe është e pamundur të zhvillohet mësimi.

“Unë jam studente e vitit të parë, dega Drejtësi, në Universitetin Aleksandër Moisiu. Nga dita që kam nisur mësimin online  e deri më tani nuk kam kuptuar asgjë.  Mund edhe të thonë se nuk do të mësosh apo neglizhon.

Jo, puna është se unë nuk kuptoj dot asgjë për arsye sepse pedagogët vetëm fillojnë  mësimin sa për të marrë mungesat, duke mos marrë asnjëherë parasysh se studenti njëherë mund të ketë internet dhe njëherë jo.  Plus ka bllokime të programit, sepse nuk jemi 1 apo2  por jemi 34 student dhe ka mbingarkesë, plus unë vij nga zonat e thella dhe në shtëpi nuk kap interneti”,është shprehur studentja.

Ndërsa një tjetër student ka shprehur shqetësimin për tarifat e larta. Ndërsa tregoi se studion për stomatologji, studenti tha se nuk është i gatshëm të bëjë provime përderisa lëndët që behën në laboratorë nuk i kanë zhvilluar fare. Madje as tarifat që paguajnë nuk ja vlejnë për mësimin jokualitativ nga shtëpia, prandaj ai i ka bërë thirrje studentëve të ngrihen dhe të kërkojnë reduktim tarife.

Po tallen hapur me ne. Pagesën e  kemi bërë shumë të lartë, mësimi online nuk është aspak produktiv.  Jemi dy student në familje ku tarifa në një universitet privat për stomatologji shkon diku tek 4.000 euro,  të siguroj që edhe në  shtet dikur rreth kësaj vlere shkojnë shpenzimet.. Të japësh  kaq shumë para për mësim nga krevati është absurde.

Ministria kur mendoi të na linte në mësim online duhet të përgjysmonte tarifat të paktën. Por ne më shumë duam që të kthehet mësimi në auditor. Aq më tepër jemi të shqetësuar sepse nuk di më ku të bëjmë ankesë, sepse nuk dëgjohemi fare”, u shpreh një student i viti të parë dega Stomatologji në Tiranë./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me ‘guxim 0 3

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.