Pritjes së ëmbel i vjen fundi, Arbana Osmani sjell në jetë vogëlushin 0 32

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj janë bërë prindër të një djali. Lajmi është bërë publik nga vetë regjisori Grishaj përmes një postimi në Instagram.

Krahas fotos me vogëlushin e porsalindur në krahë, Eduart Grishaj shkruan: “ Lindi Dielli” duke zbuluar kështu emrin që çifti ka vendosur për të voglin e tyre.

Kujtojmë se Arbana është edhe nënë e një djali më të rritur të quajtur Joni, nga martesa e saj e parë. /Opinion.al

View this post on Instagram

Lindi Dielli ☀️

A post shared by Eduart Grishaj (@eduartgrishaj) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Evi Reçi kujton e përmalluar 7 personat e afërm që humbi nga tërmeti i 26 nëntorit: ‘Më keni munguar shumë..’ 0 7

Më 26 nëntor të vitit që lamë pas, këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi humbi shtatë persona të afërm për shkak të tërmetit shkatërrues, që shkaktoi në total 51 viktima.

E pikëlluar nga dhimbja, ajo foli publikisht si në rrjete sociale, edhe në emisionin e saj, duke u shprehur se ishte e detyruar të pranonte të paparanueshmen.

 

“Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.
Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke.
Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte ??”- ishin fjalët e Evit në një postim.

 

Sot, një vit pas tragjedisë së madhe, Evi ka kujtuar personat e dashur me një postim në InstaStory-n e saj. Këngëtarja ka publikuar fotot e tyre, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”

popo.jpg

Kujtojmë se familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

Disiplina e Jennifer Lopez për t’u dukur 20 vite më e re 0 7

Fenomeni J.Lo përveçse një artiste, këngëtare dhe regjisore e suksesshme është një divë në çdo aspekt të jetës personale dhe profesionale ,gjithashtu perëndeshë në botën e biznesit.

Arritjet e saj profesionale sa vijnë dhe shtohen dhe, edhe pse në moshën 51 vjeçare, ajo ka ende lëkurën e një 30 vjeçareje. E kush nuk do të donte të dukej si ajo…  Dermatologu i sak nsan me ne 3 sekretet e Jennifer-it për të patur një fytyrë që nuk plaket kurrë die çdokush mund t’i ndjekë ato.

1. Besnikëria ndaj rutinës është çelësi i “suksesit”
Dermatologu i J.Lo, Harold Lancer, tregon se duhet të jeni të rregullt në zbatimin e rutinës për përkujdesjen e lëkurës tuaj. Ai sugjeron të keni një program preçiz që mund ta ndiqni në përditshmëri. Dr. Lancer gjithashtu shton se, përveç produkteve bazë, rutina juaj duhet të përfshijë dhe produkte specifike për zona të caktuara të fytyrës suaj.
Sipas estetistit të saj, Jennifer nuk harron kurrë të pastrojë fytyrën nga qelizat e vdekura dhe ta hidratojë atë. Ndërsa artistja e saj e make-up tregon se në rutinën e Jennifer bëjnë pjesë dhe vajrat e fytyrës që i mundësojnë asaj të ketë shkëlqimin e një dive. Vaji i preferuar i Jennifer është Själ Saphir Concentrate, ama mund të gjeni alternativa të tjera më të përballueshme me të njejtit përbërës.
Në një intervistë për Hello!, J.Lo u shpreh se në rutinën e saj bën pjesë dhe larja e fytyrës pas palestrës në mënyrë që poret e saj të jenë të pastra dhe lekura e saj e shëndetshme. Më pas ajo përdor krem hidratues, krem dielli dhe pak make-up nëse aktivitetet e saj ditore vazhdojnë ose krem hidratues dhe krem sysh nëse është gati për të shkuar në shtëpi.
Natyrisht, nuk mund të mungonte dhe kremi i natës në regjimentin e Jennifer-it: ajo përdor La Mer Moisturizing Soft Cream.

2. Mos ia hiqni sytë këtyre 3 përbërësve 
Dr. Lancer zbuloi se Jennifer kombinon këta tre përbërës që i japin lëkurës së saj një shkëlqim për t’u patur zili. 1. Vitamin C për reduktimin e njollave dhe hiperpigmentimit të lëkurës, 2. Acid glikolik për eliminimin e qelizave të degraduara dhe të vdekura të lëkurës dhe 3. Acid hialuronik për hidratimin dhe revitalizimin e lëkurës.
Jennifer Lopez nuk ka treguar produktet e saj të preferuara që përmbajnë vitamin C, acid glikolik dhe acid hialuronik, por fatmirësisht ka pafund produkte në treg që përmbajnë këta përbërës.

3. Ushqimi dhe fiskultura shkojnë përtej përkujdesit të linjave trupore 
Të gjithë tashmë e dijmë se Jennifer Lopez është e “çmendur” pas palestrës dhe ushqyerjes së shëndetshme për të ruajtur linjat e saj. Ama kjo nuk është arsyeja e vetme pse ajo bën aktivitet fizik dhe ushqehet mirë. Sipas dermatologut të saj, ajo ndjek një program të përpiktë ushqimor, pasi si rrjedhojë e të yshqyerit mirë edhe fytyra duket e pastër dhe e rigjeneruar.
Gjithashtu, J.Lo nuk pi duhan e alkol dhe nuk konsumon as kafeinë. Patjetër që në një mbrëmje me miqtë do pi një gotë, por vetëm aq.

Si përfundim, leksioni që J.Lo na jep të gjithëve është se mosha është thjesht një numër…