“Prisja të bëhesha gjysh, por s’ngela as baba”, rrëfimi mes lotësh i burrit nga Mamurrasi që humbi gjithë familjen: M’u shuan para syve 0 91

Prej vitesh tërmeti ka shqetësuar çdo natë  Thumanën. Ai tronditi banorë pa fund duke i strehuar në makina apo me batanije të shtrira në oborr.

Kulmin tërmeti e shënoi mëngjesin e ftohtë të 26 nëntorit, kur akrepat e orës shënonin 3:54 me goditjen e fortë rrëzoi ndërtesa e mbajti brenda gërmadhave jetë njerëzish.

Tërmeti u tregua shumë i egër me familjen e Albert Carës, duke i marrë njëherësh 5 anëtarët e familjes, bashkëshorten Fatmira, djalin e madh Almirin dhe nusen Stela, vajzen Erisa dhe djalin Hasanin.

 

Alberti 59 vjeç është i vetmi i mbijetuar i familjes. Pas rikuperimit në spital në Itali, ai vazhdon jetën i vetëm duke punuar si shitës ambulant në Mamurras, ku punonte prej 30 vitesh.

Është e vështirë për Albertin të flasë për atë natë, kur e gjithë familja iu shua para syve, por peng i ka mbetur djali i madh dhe nusja, të cilët hynë në shtëpi para se të binte tërmeti i orës 3:54 minuta. Ata kishin dalë pas tërmetit të orës 2 dhe u kthyen me shpresën se  gjithcka kishte mbaruar…

Pse nuk qëndruan edhe pak jashtë? Pyet veten shpesh Alberti. Duke tundur kokën, tregon pafuqinë për t’i ardhur në ndihmë djalit, të voglit të shtëpisë Hasanit, i cili nuk gëzoi dot ditëlindjen e 18.

Alberti ishte shumë i lidhur me familjen. Për fëmijët do jepte jetën, ndërsa gruaja e ka lënë keq, pasi ishte mbështetja e tij më e madhe. Edhe pse jam malësor dhe nuk e kemi traditë, unë do bëja be në kokë të saj thotë Alberti dhe vë buzën në gaz.

Alberti tregon vështirësitë, sakrificat që ka kaluar në jetë për të shkolluar fëmijët, madje sjell në mëndje rastin e një nate të vitit të ri, kur familja e tij nuk kishte çfarë të hante, jo më të festonte. Atëherë kur mendova se arrita diçka thotë Alberti, gjithçka u shkatërrua.

Pasi u nxor nga forcat e kërkim shpëtimit, Alberti u dërgua për mjekim në spitalin Ushtarak dhe më pas në Itali. Ai kërkonte gjatë gjithë kohës telefonin të lajmëronte familjarët që ishte mirë, pa e ditur që ajo natë do ishte takimi i fundit me ta.

Përtej forcës dhe besimit për të vazhduar jetën për ta, Alberti nuk mban dot lotët, kur kujton gëzimin që kishte kur mori vesh që do bëhej gjysh.

Nga Mamurrasi ku shet duhan, Alberti drejtohet çdo ditë për në varrezat e Thumanës, ku flet dhe qan me familjarët që s’janë më, ndërsa zënkat i ka me gruan, e cila u tregua e padrejtë me të duke e lënë të vetëm.

Pas Thumanës, Alberti merr rrugën për në Kamëz, ku është shpërngulur gjatë kësaj kohe, por aty shtëpia nuk është më plot siç ai është mësuar.

Thumana është vendi ku punuan dhe rritën fëmijët, ndërsa sot kanë dhe varrezat e familjarëve të tyre, Albert Cara dhe Servet Vata. 1 vit më parë, Serveti ndodhej në Greqi me punë sezonale kur mori lajmin e kobshëm që kishte humbur nënën Hajrie Vata dhe djalin 7 vjecar Rojeld Vata. Ky vit nuk ishte i lehte per kete familje, ku asgjë për ta nuk është si më parë, por ato ruajnë kujtime të dy pjesëtarëve që sot ndjejnë mall dhe do t’i kujtojnë gjithmonë.

 

 

(BallkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Partia republikane realizon takimin ne njesine numer 7 0 9

Gjate pasdites se sotme anetare te partise Republikane u mblodhen ne takimin e organizuar prane njesine numer 7 ne qytetin e Tiranes.

Te pranishem ishin nder te tjere edhe Blendi Sulaj, Famela Sullaj, si dhe anetare te tjere.

Arsyeja e mbledhjes ishte organizimi i metejshem i puneve ne lidhje me zgjedhjet e muajit prill.

Ne takim moren pjese edhe anetare te forumit rinor te partise Republikane.

Pritet te shohim ne ditet ne vazhdim ecurine e organizimeve te bera nga partia Republikane./albaniareport.al

Ups! Selena Gomez e mërziti aq keq Malumën, saqë ai na e tregoi të gjithëve! 0 12

Duket se dikush e mërziti Malumën, dhe shumë po shikojnë drejt Selena Gomez.

Këtë të premte, këngëtarja 28-vjeçare u bëri fansave një dhuratë me kthimin e saj në muzikë. Dhe ata që buzëqeshën më shumë janë fansat latinë, pasi kënga e saj e re është në spanjisht: De una vez.

Fabula e këngës flet për dhënien fund një marrëdhënieje dhe në vetëm 25 orë klipi i kapërceu 15 milionë shikime.

Ndërsa “selenatorët” janë super të emocionuar nga ky projekt dhe po praktikojnë spanjishten(ata që s’dinë), një reagim i Malumës ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke na bërë të dyshojmë se i drejtohet këngëtares amerikane.

Vetëm pak orë pas lançimit të këngës, Maluma shkroi në një status në Twitter: “Nëse nuk doni të punoni me dikë vendoseni në dijeni. Ka njerëz që shpresojnë kot që në fund të marrin 0. Sinqeriteti mbi të gjitha.”

Pse fansat mendojnë se kjo i referohet Selenës?

Nëse e thua për Selenën, ajo e bëri të qartë në një intervistë se nuk do të bashkëpunojë me ty dhe ashtu bëri!”-i shkruante një nga fansat kolumbianit. Intervista të cilës i referohet ndjekësi është një ku Selena dyshohet se kritikoi Maluma për këngën “Cuatro Babys”.

Në vitin 2017, këngëtari i “Hawaii” i shkroi koleges së tij në Twitter: “Do të doja të bëja një këngë me ty. Zoti të bekoftë, ti je një shembull. Unë të admiroj”.

Sakaq, në vitin 2018, Maluma ka thënë në një intervistë për një media braziliane se kishte qenë në kontakt me Selena Gomez për të punuar, por që mesa duket ajo ishte shumë e zënë dhe bashkëpunimi i tyre nuk u realizua kurrë.

Në dhjetor të viti që lamë pas media të tilla si ‘Popsugar’ raportuan se artistët filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, duke shkaktuar thashetheme për një bashkëpunim të mundshëm.

Megjithatë, aktualisht Maluma nuk është në listën e personave që ndjek Selena në këtë rrjet sociale, teksa kolumbiani vijon ende ta ndjekë atë.

Nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe nëse statusi i “pretty boy, dirty boy” i adresohet Selenës, por për momentin kjo është teoria që po qarkullon në rrjet. A do kemi një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen? Kurrë nuk i dihet./iconstyle