Presidenti Trump: Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate 0 34

Presidenti amerikan Donald Trump në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të ejten mbrëma tha se bazuar në votat e ligjshme ai i ka fituar me lehtësi zgjedhjet. Por, ai shtoi se manipulimet, fletëvotimet e dorëzuara me vonesë, fletëvotimet e paligjshme bënë që avantazhi e tij ne disa shtete të venitej.

Ai tha se përkundër parave të kompanive të mëdha teknologjike, parashikimeve të mediave dhe sondazheve për fitore të thella të demokratëve, republikanët arritën me sukses që të ruanin shumicën në senat, dhe dolën mirë në garat zgjedhore për vendet në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ne ishim në avantazh në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani në natën e zgjedhjeve dhe papritmas avantazhi filloi të venitej. Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate”, tha Presidenti Trump.

Zoti Trump tha se do të ketë shumë padi gjyqësore për parregullsitë që, sipas tij, kanë ndodhur në disa shtete dhe se ato mund të përfundojnë në gjykatën më lartë të vendit. “Ne duam zgjedhje të ndershme, numërim të ndershëm. Do të ketë shumë padi gjyqësore për shkak të parregullsive dhe për shkak se ne nuk mund të kemi zgjedhje të vjedhura. Ndoshta kjo do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë e vendit”, tha ai.

Ndërsa, Presidenti Trump po fliste në Shtëpinë e Bardhë, numërimi i votave në shtetet kyçe si Pensilvania, Xhorxhia, dhe Arizona po vazhdonte. Në Xhorxhia, me 16 vota elektorale, avantazhi i Presidentit Trump prej 9 mijë votash para deklaratës së tij në Shtëpinë e Bardhë u pakësua në vetëm 3 mijë vota. Edhe në Pensilvani, avantazhi i Presidentit Trump ra në vetëm 64 mijë vota, ndërsa sasi të mëdha votash vazhdojnë të numërohen. /T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 3

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W

Horoskopi për ditën e sotme, 4 dhjetor 2020 0 4

Dashi

Tregohuni të duruar, pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshme në aspektin profesional do të sjellin rezultate të mira. Mund të prezantoheni me një skemë të re financiare, por shihni me kujdes avantazhet dhe disavantazhet e saj. Në aspektin personal do të kalohet një ditë ndryshe.

Demi

Mund të keni energji të re në jetën tuaj të dashurisë. Martesa është një bekim, dhe sot do ta përjetoni këtë. Aftësia juaj për të reaguar shpejt ndaj problemeve do t’ju sjellë njohje të reja.

Binjakët

Do të keni dëshirë të përfshiheni në aktivitete në natyrë, për shembull meditim ose joga. Kaloni më shumë kohë me familjen, në mënyrë që të shmangni kritikat. Sa i përket marrëdhënies në çift, do kaloni një ditë emocionuese.

Gaforrja

Ka gjasa të impresiononi njerëzit rreth jush me sjelljen tuaj pozitive. Sipërmarrjet e reja do të jenë premtuese. Tregohuni origjinalë në bisedat tuaja, pasi tepricat nuk do t’ju çojnë askund.

Luani

Ka gjasa të përballeni me kritika për shkak të paragjykimeve. Fitimet monetare nga burime të paplanifikuara do t’ju zbukurojnë ditën. Shmangni humbjen e durimit për çështje të vogla, pasi kjo do të dëmtojë vetëm interesat tuaja.

Virgjëresha

Nëse jeni ndjerë të frustruar kohët e fundit, një qasje pozitive sot, do të sjellë një ndryshim mjaft të mirë. Do të merrni kohë të konsiderueshme për të kaluar me miqtë dhe familjen. Mos e zhgënjeni të dashurin tuaj sot, pasi mund t’ju hapen probleme.

Peshorja

Do të jetë një ditë e mbushur me të qeshura dhe shumica e gjërave do të vijojnë ashtu siç dëshironi. Disa persona të kësaj shenje, rekomandohen të investojnë në pasuri të paluajtshme. Sot do të jeni plot me ide të mira, madje mund të tejkaloni pritshmëritë tuaja.

Akrepi

Motivojeni veten për të qenë më optimistë. Dikush me plane dhe ide të mëdha do t’ju tërheqë vëmendjen. Sa i përket marrëdhënies në çift, dita do të jetë e mbushur me dashuri, puthje, përqafime dhe argëtim.

Shigjetari

Mos shpenzoni shumë për argëtim ose për të ndryshuar pamjen tuaj. Ndërhyrja juaj në kohë do të ndihmojë shumë një mikun/miken tuaj. Veprimet tuaja do të jenë frymëzim për të tjerët. Partneri/ja juaj ka gjasa të mos i vlerësojë gjestet tuaja për dashurinë.

Bricjapi

Mos lejoni që shqetësimet të prishin qetësinë tuaj shpirtërore. Bëni më të mirën tuaj për ta shmangur këtë, pasi shumë ankth dhe shqetësim mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Bëni kujdes me kolegët në punë.

Ujori

Miqtë do t’ju zbukurojnë ditën, pasi mund të planifikojnë diçka emocionuese për mbrëmjen. Përpjekjet për të përmirësuar pamjen do të kthehen në kënaqësinë tuaj. Do të ndjeni ngrohtësinë e dashurisë së partnerit/es suaj në një moment dobësie gjatë ditës.

Peshqit

Shmangni përballjet e panevojshme, pasi kjo vetëm do t’ju shkaktojë stres të padëshiruar. Do të merrni përgjegjësi shtesë profesionale, që do të çojnë në pagë më të lartë dhe një pozitë më të mirë.//B.W