Presidenti Ilir Meta është treguar i ashpër me kryeministrin Edi Rama duke e konsideruar së “këlysh të Sorosit”. 0 64

Presidenti i kërkoi Ramës që të mos nxiste trazira për llogari të Sorosit.

“Ai bën si i fortë me shqiptarët, duke shpërdoruar mbipushtetin që i ka grabitur në mënyrë antikushtetuese shqiptarë.

Ai është një këlysh blloku. Mos guxo të nxisësh trazira për llogari të Sorosit dhe serbëve, çun i Kristaqit që thotë se është krenar që është djali i Kristaq Ramës.

Kodet e tij nuk i llogaris hiq. Çuni i Kristaqit ta dije mire. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dije mire se s’ka për te gjetur vrime ku te futet

Ka ardhur koha për një ndarje midis tradhtarëve dhe patriotëve”– theksoi Meta në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ai tha se njerëzit merren me atletet e kryeministrit dhe brekushet, duke shmangur vëmendjen tek problemet kryesore.

“Keni 20 vjet që merreni me atletet, brekushet, karagjozllëqet. E patë çfarë ndodhi dje në Parlament, po vdesin njerëzit nga covid, apo deklarata tjetër që ca do t’i trajtojmë ca nuk do t’i trajtojmë. Merremi me brekushe dhe atlete dhe harrojmë gjërat e tjera më të rëndësishme”- shtoi ai.\Pan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Heqja e kufizimeve nga BE, Manastirliu: Lajm i shumëpritur, shenjë që po shkojmë drejt normalitetit që dëshirojmë! 0 18

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për të hequr kufizimet e udhëtimeve për tre shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manastirliu e cilëson këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur.

Më tej ajo shton, se ky vendim, është një ogur i mirë që shpejt po shkojmë drejt një normaliteti që të gjithë dëshirojmë.

Ministrja gjithashtu, gjeti rastin të bënte një apel për të gjithë qytetarët, duke i kërkuar të mos ulim vigjilencën në “këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.

“ Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë:

Mbi 2,38 miliardë vaksina të administruara në botë kundër Covid-19 0 19

Në botë deri më tani janë administruar mbi 2 388 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19. Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 në botë, me 892,77 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me 309,32 milionë doza.

India ka administruar 254 milionë doza, Brazili mbi 78 milionë, Britania e Madhe 71 milionë dhe Gjermania mbi 60 milionë doza, Franca 44 milionë, Italia 42 milionë dhe Meksika rreth 37 milionë.

Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 34,16 milionë doza të administruara.

Ndër vendet me numrin më të madh vaksinave të administruara për kokë banori janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku janë administruar gjithsej 139,61 doza të vaksinave në 100 banorë, ndërsa vijojnë Malta, San Marino, Izraeli, Bahreini, e të tjera.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.