Fasada e institucionit të Presidencës në vend, sapo u bë blu! Dhe jo pa arsye!
Ka qenë vetë, kreu i shtetit Ilir Meta, që përmes një postimi në profilin zyrtar në Twitter, ka zbuluar motivet e kësaj qasjeje, pas së cilës duket se është një kauzë e rëndësishme.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Presidentit, solidarizohet sot në mbështetje të fushatës globale “Ta ngjyrosim botën blu”. #WorldChildrensDay2020
Është mision & detyrim të garantojmë mbrojtjen&respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’u krijuar çdo mundësi të rriten të shëndetshëm e të sigurtë&të realizojnë ëndrrat në
Shqipërinë e përbashkët. E ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre”, shkruan Meta në postimin e tij./BW