Prekëse, mjekët përulen para trupit të vajzës, zemra e së cilës u transplantua te 27 vjeçari 0 23

Ministri i Shëndetësisë  së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka bërë publik ku mjekët përulën para grupit të vajzës e cila humbi jetën në aksident, zemra e së cilës u transplantua në trupin e 27-vjeçarit.

Filipçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ky është një moment historik, ku e reja që humbi jetën në aksident shpëtoi jetën e një  tjetër bashkëmoshatari të saj.

Nuk ka fjalë për të shfaqur falënderim për familjen. Nuk ka fjalë për të cilat mund të përshkruhet alturizmi dhe madhështia e dhënies së organeve. Në momente të pikëllimit të madh të merret vendim për dhurim të organeve është definicioni i humanitetit”, tha Filipçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blinken, letër për Vuçiç, SHBA i kërkon Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës 0 43

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Serbisë që dialogun me Kosovën ta përmbyllë me njohje reciproke. Këtë e ka parashtruar sekretari i shtetit, Antony Blinken, në një letër dërguar presidentit, Aleksandër Vuçiç.

“Qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara ka qenë të shikojë Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke. Kjo do të kërkojë fleksibilitet, të menduarit përpara dhe një gatishmëri të të gjitha palëve për kompromis. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të çojë përpara të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.”

Nga letra e Antony Blinken, Sekretar i Shtetit i SHBA

Letra ka arritur në presidencën serbe në datën 23 shkurt, por vetëm tani është bërë publike. Vuçiç falënderoi sekretarin amerikan të shtetit duke thënë se përveç pjesës së njohjes reciproke me Kosovën, mesazhi ishte kuptimplotë dhe i mirë në të gjitha aspektet e tjera.

Presidenti serb tha se përgëzoi Blinken për emërimin në postin e rëndësishëm të administratës së Shteteve të Bashkuara dhe se i ofroi bashkëpunim lidhur me një sërë çështjesh. Ndër të tjera vlerësoi tej mase faktin që kreu i diplomacisë amerikane i shkroi diçka me dorë në fund të letrës.

Maqedonia e Veriut nis sot vaksinimin masiv, Filipçe: Presim vaksina nga shumë vende 0 18

Maqedonia e Veriut nis sot procesin e vaksinimit masiv ndaj koronavirusit. Sikurse bën me dije Ministria e Shëndetësisë janë ngritur 30 pika të vaksinimit në mbarë vendin ndërkohë që personat që do e marrin atë janë dakordësuar më parë me mjekët e familjes.

Qytetarët i janë nënshtruar që më parë nëpermjet internetit kërkesës për të marrë vaksinën.

“Prilli do të jetë muaji kur presim që të arrijnë vaksina nga më shumë vende. Pas grupit me prioritet mbi moshën 75 vjeç, do të kenë mundësi edhe qytetarët e tjerë që të vaksinohen”,  tha ministri Venko Filipçe.